Gazeta Si – Një punonjës policie ka mbetur i vrarë në Maliq në zonën e Lozhanit, ku gjatë një operacioni për kapjen e një 43-vjeçari të dënuar me 10 vite burg në mungesë për shitje narkotikësh, u plagos edhe një efektiv tjetër.
Sipas burimeve paraprake, edhe vetë autori i dyshuar, Violand Braçellari, ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë malore të Lozhanit, ku strukturat e policisë pasi kishin identifikuar një person në kërkim kanë zhvilluar një operacion për kapjen e tij.
Dyshohet se ky i fundit ishte i armatosur dhe ka hapur zjarr ndaj efektivëve, duke i marrë jetën njërit prej tyre dhe plagosur një tjetër.
Nga përplasja me armë dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe autori i ngjarjes, i cili më pas është ndaluar.
Violand Braçellari, 43-vjeç, rezulton i dënuar me 10 vite burg në mungesë, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Polici i plagosur, me inicialet E.A., po merr ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Ai pritet që të niset drejt Tiranës me helikopter për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.
Në përditësim…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje