Drejtësia

Dosja ‘Veliaj’, SPAK kërkon 28 vite burg për 8 të pandehur. Gjobë për ish-deputeten Bushka

Gazeta Si – Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 28 vite burg për 8 të pandehur në dosjen “Veliaj”, të cilët po të gjykohen të ndarë nga kryebashkiaku i Tiranës dhe me gjykim të shkurtuar.

Për ish-deputeten e PS, Klotilda Bushka, e cila dyshohet se ndërhyri për të manipuluar kushërirën e saj si një prej dëshmitareve të dosjes, SPAK ka kërkuar dënimin me gjobë 600 mijë lekë të reja. 

Për biznesmenin Elman Abule, Adela Kondakçiun dhe Ina Goxhajn, SPAK ka kërkuar nga 7 vite burg për secilin, që me gjykim të shkurtuar iu zbret në 4 vite e 8 muaj burg.

Abule, i akuzuar për pastrim parash, kishte kërkuar që GJKKO të shpallte moskompetencën dhe çështja t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, por kërkesa iu rrëzua.

Ndërsa për shoqërinë e tij, kërkohet dënimi me 18 milionë lekë gjobë që po me gjykim të shkurtuar zbret në 12 mln lekë

Që në nisje, biznesmeni Elman Abule kërkoi shtyrje të seancës. “Nuk kam pasur kurrë të bëjë me shtetin, nuk e di pse duhet që të gjykohem nga kjo gjykatë”, ka thënë ai.

Dënim me nga 7 vite burg, organi i akuzës kërkoi edhe për Ina Goxhajn dhe Adela Kondakçiun që akuzohen për pastrim parash.

Goxhaj përfiton nga gjykimi i shkurtuar ndërsa për OJF-në e saj , “Frobolous” u kërkua 340 mijë lekë gjobë.

Sa i takon Kondakçit, Prokuroria e Posaçme kërkon që dënimi i saj të shuhet pasi ka bashkëpunuar me drejtësinë.

Ndërkohë, për biznesmenin Fatmir Bektashi të akuzuar për korrupsion, SPAK kërkoi 1 vit burg por në fund t’i konvertohet në kryerje e punës në interes publik. Ndërsa për shoqërinë e tij, “Kontakt” kërkohet 600 mijë lekë gjobë.

Pretenca e SPAK

Fatmir Bektashi  1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim dhe në fund punë në interes publik

Kontakt shpk 583 mijë leke gjobë

Ina Goxhaj 7 vit burg / 4 vjet 8 muaj, por se përfundimisht iu pezullua dënimi e do jetë në shërbim prove për 5 vjet

Elman Abule 7 vjet / me gjykim të shkurtuar 4 vjet e 8 muaj

Frosina Bollo 1 vit /me gjykim të shkurtuar 8 muaj

Frobolus ojf, gjobë 500 mijë lekë/ përfundimisht 333 mijë lekë

Adela Kondakçi 7 vjet burg/ me gjykim të shkurtuar 4 vjet 8 muaj, por si përfundim përjashtim nga dënimi të të pandehurës

Klotilda Bushka 600 mijë lekë gjobë/ me gjykim të shkurtuar 400 mijë

Flutura Xhani 60 mijë lekë/ me gjykim të shkurtuar 40 mijë lekë

Fatjon Baçi 5 vjet burg/ 3 vjet 4 muaj, por se me gjykim të shkurtuar është pezulluar dhe si përfundim në shërbim prove

Ramental shpk 18 mlngjobë / me gjykim të shkurtuar 12 mln

Sipas SPAK, në vitin 2025, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ideuan dhe vunë në jetë një skemë korrupsioni të shtrirë në kohë, për të përfituara nga fondet publike të bashkisë së kryeqytetit.

Po ashtu, SPAK sqaronte rezultatet e hetimeve të kryera që prej shkurtit 2024, duke thënë se në krye të skemës korruptive qëndronte kryebashkiaku Veliaj, për të cilin thoshte se me firmën e tij kanë kaluar fonde të bashkisë drejtpërdrejtë te bashkëshortja e tij.

Fondet e bashkisë, sipas Prokurorisë se Posaçme, i janë dhënë fillimisht biznesmenëve të vënë nën hetim dhe më pas në formën e korrupsionit, janë kthyer te kryebashkiakut, ndërsa biznesmenët kanë përfituar në këmbim fonde publike e leje ndërtimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë