Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 16:30 në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital.
Raportohet se ata ishin një grup shoqëror që kishin ardhur me autobus nga Kosova dhe kishin ndaluar te Rana e Hedhun.
Pesë turistët pavarësisht detit të trazuar kanë hyrë në det për t’u larë. Dy prej tyre i mori rryma dhe ndërruan jetë tragjikisht, teksa tre të tjerët arritën të mbijetonin pas mjekimit të marrë në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje