Gazeta Si – Arrestohen dy persona në Vlorë, të cilët në bashkëpunim me punonjësin e sigurisë private “Major Security”, Gerald Biba, tërhoqën zvarrë një nga protestuesit në Zvërnec, të cilët kundërshtonin ndërtimin e një projekti turistik në zonë.
Sipas policisë, janë prangosur A.G., 35 vjeç dhe G.V., 41 vjeç, banues në Tiranë, të cilët tërhoqën me forcë protestuesin. Para tyre, ishte arrestuar edhe Gerald Biba, i cili e goditi fizikisht E.S.
Për dy të arrestuarit, policia thotë se ata se nuk janë të lregjistruar apo icencuar nga asnjë subjekt për shërbimin privat të sigurisë fizike.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me Bibën se kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim. Protestuesi qëndroi aty deri në momentin e ndërhyrjes së policisë.
Gjatë protestës, u vu re se punonjësit e “Major Security” përdornin maska të zeza dhe spray me piper ndaj tubuesve.
Biba rezultoi më pas se ishte pronari në hije i kompanisë “Major Security”, të cilën e kishte regjistruar në emër të vjehrrës, Shpresa Myzyri. Kompanive “Major Security” dhe “Myrto Security” u është hequr licenca e ushtrimit të aktivitetit nga policia pas incidentit në Zvërnec.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje