Studiuesit kanë zbuluar një merimangë në Australinë Perëndimore, që dyshohet se mund të jetë më jetëgjata e regjistruar ndonjëherë. Ata thonë se femra merimangë Gaius Villosus jetoi 43 vite, duke thyer rekordin e mëparshëm botëror, i cili i përkiste një tarantule 28-vjeçare meksikane.
Nëpërmjet një studimi afatgjatë të popullsisë së zhvilluar në rajonin Qendror të Wheatbelt në Australinë Perëndimore, që nga viti 1974, shkencëtarët kanë përftuar një pasqyrë për jetën e këtyre krijesave me tetë këmbë, duke zbuluar sjelljet unike që mund t'i ndihmojnë ato të jetojnë kaq gjatë.
Në studimin e ri të botuar në revistën “Pacific Conservation Biology”, studiuesit nga “Curtin University” raportuan për jetëgjatësinë rekorde të kësaj merimange, e cila mendohet se ka ngordhur kohët e fundit.
"Për njohurinë tonë kjo është merimanga më e vjetër e regjistruar ndonjëherë,dhe jeta e saj e rëndësishme na ka mundësuar që të hetojmë më tej sjelljen e kësaj specie dhe dinamikën e popullsisë", tha autorja kryesore e studimit, doktorja Leanda Mason, nga Shkolla e Shkencave Molekulare dhe Jetës në “Curtin University”.

Studimet e reja tregojnë se merimangat zakonisht lëvizin vetëm pak metra, por speciet trapdoor mendohet se kanë bërë një udhëtim të pabesueshëm përmes oqeanit prej më shumë se 6 mijë miljesh nga Afrika e Jugut në Australi rreth dy milionë vite më parë.
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.