Gazeta Si – Serjan Mazrreku është emëruar në krye të Burgut të Durrësit, duke marrë detyrën si drejtori i ri i institucionit.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili kishte qenë i komanduar në këtë pozicion që prej 15 janarit, por ndërroi jetë në fillim të këtij muaji pas një sëmundjeje të rëndë.
Mazrreku ka eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, ndërsa aktualisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit. Më herët ka drejtuar për rreth 8 vite Njësinë Administrative nr. 6.
Mazrreku është një emër i njohur edhe në jetën politike, pasi në vitin 2021 u largua nga Partia Socialiste për t’iu bashkuar Partisë Demokratike. Megjithatë, kjo lëvizje politike nuk zgjati shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje