Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50, mbrëmjen e sotme, 21 prill në qendër të Memaliajt, para ambienteve të një lokali.
Pas një sherri që dyshohet momental, ka mbetur i vrarë me armë zjarri një person, ndërsa është plagosur një tjetër. Deri më tani është identifikuar viktima, i cili quhet Endri Goxhaj. Ndërkohë i plagosur rëndë është Dario Nela.
Siç bën me dije Policia, 30 vjeçari ka humbur jetën teksa po transportohej në spital, ndërsa në rrethana ende të paqarta është plagosur vëllai i autorit të dyshuar, 25 vjeç. Ky i fundit mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për autorin e krimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje