Gazeta Si – Për të përmirësuar sigurinë rrugore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka lënë porosi që të mos bëhen më ndalime pa shkak të automjeteve në akset nacionale.
Në një takim me shefat e Policisë Rrugore në Tiranë, Hita kërkoi përdorimin e teknologjisë nga policët, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo akti abuziv në terren.
“Të mos ndalohen më automjetet në akset rrugore nacionale, pa shkak, por të përdoret teknologjia, poliskani, mjetet shpejtësimatëse dhe dronët, pasi teknologjia është e ardhmja. Masat administrative të prodhuara nga këto mjete duhet të hidhen në sistem brenda ditës”, tha Hita.
Gjithashtu, ai kërkoi kontroll rigoroz me grupe pune dhe plane masash në qendrat urbane, për parkimet e gabuara, manovrat e gabuara, zhurmat e gjeneruara nga marmitat e modifikuara, drejtimin e mjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për çdo shkelje që sjell trafik dhe rrezik për sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.
Sezoni turistik, siguria rrugore pranë shkollave, por edhe siguria në shkolla, ishin pika të tjera për të cilat Hita dha porosi për vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim e koordinim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”.
Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë së Rendit duhet të jenë model në sjellje, reagim dhe veprim, duke ofruar një shërbim sa më të kulturuar për qytetarët dhe me integritet maksimal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje