Shkencë

Toka theu rekordin për ditën më të shkurtër që nga shpikja e orëve atomike

Nëse mendoni se ka më pak kohë në ditë, keni të drejtë.

Shkencëtarët kanë regjistruar ditën më të shkurtër në Tokë që nga shpikja e orës atomike.

Rrotullimi i planetit tonë është matur në 1.59 milisekonda më pak se dita normale 24-orëshe më 29 qershor, sipas Shërbimit Ndërkombëtar të Sistemeve të Rrotullimit të Tokës.

Një rrotullim është kohëzgjatja e kohës që i duhet Tokës për të rrotulluar një herë në boshtin e saj, e cila është afërsisht 84,600 sekonda.

Rekordi i mëparshëm u dokumentua më 19 korrik 2020, kur dita ishte 1.47 milisekonda më e shkurtër se normalja.

Pavarësisht se 29 qershori ka thyer një rekord për ditën më të shkurtër në historinë moderne, ka pasur ditë shumë më të shkurtra në Tokë, tha Dennis McCarthy, drejtor në Observatorin Detar të SHBA.

Kur dinosaurët endeshin ende në planet 70 milionë vjet më parë, një ditë e vetme në Tokë zgjati rreth 23 orë e gjysmë, sipas një studimi të vitit 2020 të botuar në Paleoceanography and Paleoclimatology.

Që nga viti 1820, shkencëtarët dokumentuan ngadalësimin e rrotullimit të Tokës, sipas NASA-s. Në vitet e fundit, ajo filloi të përshpejtohej, tha McCarthy.

Pse po rritet shpejtësia?

Studiuesit nuk kanë një përgjigje përfundimtare se si ose pse Toka po kthehet pak më shpejt, por mund të jetë për shkak të rregullimit izostatik akullnajor, ose lëvizjes së tokës për shkak të shkrirjes së akullnajave, tha McCarthy.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë