Shkencë

Testi që zbulon Parkinsonin vite përpara se të shfaqet ndonjë simptomë

Një test i ri mund të zbulojë Parkinsonin vite përpara se të shfaqet ndonjë simptomë.
Ai përfshin marrjen e mostrave të lëngut kurrizor. Kjo bëhet duke një gjilpërë të imët të futur në pjesën e poshtme të shpinës. Kështu kërkohet për shenja të një proteine që tregon se sëmundja po fillon.

Prezenca e proteinës së quajtur alfa-sinukleina, në lëngun kurrizor është një tregues për Parkinsonin. Shkencëtarët besojnë se testi do të çojë në një diagnozë më të hershme. Kështu do të ndihmojë pacientët të marrin trajtim më të shpejtë!
Studimet tregojnë se barnat e dhëna për të kontrolluar gjendjen funksionojnë më mirë në fillim të sëmundjes.
Parkinsoni shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një zonë të trurit. Këto qeliza nervore prodhojnë dopaminë, një lëndë kimike që ndihmon në kontrollin e lëvizjes së trupit.

Mjekët e diagnostikojnë sëmundjen duke studiuar simptomat. Ata përdorin edhe skanerin total të trupit për të matur nivelet e dopaminës.
Shkencëtarët në Qendrën e Sëmundjeve të Parkinsonit në Oksford, morën mostra të lëngjeve kurrizore nga 74 persona.Të gjithë kishin sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe i krahasuan me 55 njerëz të shëndetshëm.
Rezultatet, të publikuara në revistën “Brain”, treguan se testi identifikoi saktë 89 për qind të atyre me Parkinson. Studiuesit e përshkruan testin si një "si një dritare në tru".
Ideja është se një ditë mund të përdoret në fillim të procesit diagnostikues. Pasi ka pacientë që mund të jenë asimptomatikë dhe të marrin kura të gabuara. Për shembull, shumë pacientë vuajnë nga ngrirja e shpatullave për shkak të Parkinsonit të fshehur.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë