Mendim

Stambolli dhe një mësim për të rifituar demokracinë

Banorët e Stambollit i dërguan një mesazh të fortë qeverisë turke duke zgjedhur si kryebashkiak kandidatin e opozitës Ekrem Imamoglu. Por çfarë do të ndryshojnë këto zgjedhje dhe a do të kthehen ato në një shembull për të gjitha vendet që vuajnë nga mungesa e demokracisë?
Të dielën e kaluar, banorët e Stambollit tronditën sundimin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke zgjedhur yllin në rritje të kampit të opozitës. Votuesit në Stamboll duket se e kanë dënuar qeverinë për abuzimin e saj me pushtetin, duke i dhënë Partisë së Erdoganit një mësim të rëndësishëm: mos u përziej me të drejtën e tonë për të votuar.

"Asgjë nuk do të jetë më njësoj", vuri në dukje një politikan nga partia pro-kurde, anëtarët e të cilit u mobilizuan për të votuar për Imamoglun. Por çfarë do të ndryshojë saktësisht pas humbjes të së dielës?

Erdogan është ende udhëheqësi i frikshëm dhe i plotfuqishëm i Turqisë, i cili në vitin 2017 ndryshoi kushtetutën e vendit për të transformuar sistemin e saj parlamentar në një sistem presidencial. Duke pasur parasysh se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme janë caktuar për vitin 2023, festimet që u zhvilluan në të gjithë lagjet opozitare të Stambollit për të festuar humbjen e Erdoganit parashikojnë se për presidentin turk po afron një stuhi politike.



Stambolli ka qenë prej kohësh qendra kryesore e rrjetit financiar dhe social të AKP-së dhe ka një buxhet prej 9.5 miliardë dollarësh. Ekspertët thonë se ka të ngjarë që Erdogani të përpiqet të kufizojë kompetencat dhe ndikimin financiar të kryetarit të ri duke përdorur legjislacionin.
Imamoglu do të ketë ende një strukturë të frikshme në dispozicion të tij dhe do të jetë në gjendje të përdorë resurset e mëdha të komunës për të ndërtuar një bazë politike dhe financiare pro partisë së tij, duke targetuar shtresën e varfërm, e cila kanë qenë prej kohësh burimi kryesor i votuesve të AKP-së. Fitorja e tij gjithashtu mund të inkurajojë komunitetin e biznesit për të ngritur zërin rreth politikave të qeverisë dhe të çojë në hapjen e të tjera mediave që do t’i japin fund kontrollit të AKP-së.

Në aspektin e politik, fitorja e opozitës ka rëndësi, sepse mund të inkurajojë për ish-deputetët e AKP-së, si Abdullah Gül dhe Ali Babacan, të nisin fushatën për të kryesuar partinë e tyre politike, ndoshta duke hequr disa aleatë besnikë të presidentit Erdogan.
Fitorja e Imamoglu gjithashtu do të aktivizojë opozitën e fragmentuar të Turqisë, duke forcuar më tej aleancën mes partive opozitare. Rëndësia e këtij rezultati shtrihet përtej Stambollit dhe madje edhe përtej Turqisë, sepse ai është si një rreze drite në pikën më të dobët të populistëve autoritarë: kutinë e votimit.

Populistët e sotëm nuk janë njësoj si liderët e kaluar në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Turqinë, të cilët mbanin veshje ushtarake dhe e morën pushtetin nëpërmjet grushtit të shtetit.
Këta armiqtë më të hershëm të demokracisë, si Augusto Pinochet në Kili, e mbajtën pushtetin e tyre me anë të dhunës, duke vrarë, torturuar dhe burgosur rregullisht këdo që kundërshtonte sundimin e tyre.

Ndryshe nga kjo, populistët autoritarë të dy dekadave të kaluara erdhën në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve dhe (zakonisht) nuk i vrasin kundërshtarët e tyre. Në shumicën e rasteve, ata janë zgjedhur për shkak se ata artikuluan dhe pastaj shfrytëzuan pakënaqësinë publike për pabarazitë ekonomike dhe mobilizuan ndarjet kulturore.

Pasi erdhën në pushtet, ata legjitimuan sundimin e tyre përmes demonstrimeve të mbështetjes elektorale, të fituara duke përcaktuar përkrahësit e tyre në kontradiktë me anëtarët e tjerë (më pak të denjë) të shoqërisë.



Problemi, natyrisht, është se një strategji e bazuar në polarizimin e elektoratit nuk nënkupton një angazhim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, e aq më pak për respektimin e të drejtave civile.
Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se ata në fund të fundit mbështeten në mbështetjen e shumicës, që është pikërisht arsyeja përse ata ndiejnë nevojën për të anuar zgjedhjet në favor të tyre dhe për t’u bërë presion mediave që të shkruajnë në favor të tyre.
Erdogan e ka përdorur gjerësisht këtë metodë. Ai erdhi në pushtet duke u mbështetur tek turqve më fetarë, më pak të arsimuar dhe më pak perëndimorë, të cilët ndihen të përjashtuar politikisht, ekonomikisht të margjinalizuar dhe të kulturuar. (Në fakt, përfaqësuesit e këtij grupi kishin pushtetin e përbashkët në forma të ndryshme për dekada me radhë, por ishin bërë gjithnjë e më ambiciozë në proces e sipër.)

Pasi erdhi në pushtet, Erdogani theksoi popullaritetin e tij mes “popullit” dhe gëzoi disa fitore elektorale gjatë 17 viteve të fundit.

Por ai u bë gjithashtu tepër autoritar. Mediat e shkruara të Turqisë dhe stacionet televizive nuk kanë më asnjë pavarësi, dhe sistemi gjyqësor dhe forcat e sigurisë kontrollohen nga besnikët e Erdoganit.

Deri së fundmi, kjo fushë e shtrembëruar veprimi nënkuptonte se Erdogani mund të vazhdonte të fitonte zgjedhjet dhe të bazonte legjitimitetin e tij në mbështetjen popullore. Por kur AKP humbi shumicën e saj parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2015, Erdogani duhet të vepronte.
Si president, ai bllokoi formimin e një qeverie koalicioni dhe detyroi të mbaheshin zgjedhje të reja në një mjedis më të polarizuar dhe gjithnjë e më represiv. Ndërsa ai doli fitimtar në këto zgjedhje të re, legjitimiteti dhe autoriteti i tij mbeti i paprekur.

Përpjekja e Erdoganit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të Stambollit ndoqi të njëjtën logjikë. Por, pasi humbi, thembra e tij e Akilit është ekspozuar.
Ai që fiton me anë të kutive të votimit, gjithashtu humbet nëpërmjet kutive të votimit. Pikërisht kjo është pika ku duhet të mposhten autoritarët populistë të të ditëve të sotme dhe prej nga mund të fillojë rindërtimi i demokracisë.

Përjashtimi i dukshëm modern është Venezuela nën drejtimin e presidentit Nicolas Maduro. Por, ndërsa Maduro fillimisht erdhi në pushtet përmes zgjedhjeve, sundimi i tij ka qenë gjithmonë i bazuar në kontrollin e ushtrisë dhe ai ka hequr dorë nga çdo pretendim për legjitimitet popullor.
Brazili, Filipinet dhe shumë vende të tjera nën sundimin populist nuk janë në të njëjtën varkë. Për ta, dhe vetë turqit, zgjedhjet e Stambollit përmbajnë një mësim të rëndësishëm.
CHP-ja kishte kohë që nuk arrinte të siguronte një kundërpeshë efektive për AKP-në, sepse refuzonte të zhvillonte një platformë popullore, duke u kapur në vend të kësaj pas rolit të saj tradicional si partia e kundërlaicizmit të ngurtë.

Por kjo ndryshoi me Imamoglun, i cili zhvilloi një fushatë pozitive të përqendruar në përmirësimin e mirëqenies, duke ofruar shërbime më të mira komunale, reduktim të mbeturinave, shkatërrim të korrupsionit dhe – në rastin e rivotimit – duke ofruar rivendosjen e demokracisë.
Ai fitoi sepse ai u shkëput nga kufijtë e vijave ideologjike polarizuese, retrograde. Një qasje pragmatike e ngjashme që fokusohet në përmirësimin e jetës së njerëzve do të përbënte një sfidë të rëndësishme për populistët gjetkë.

Të jemi të sigurt, ky nuk është fundi i sundimit të AKP-së në Turqi. Erdogani nuk ka pse të dalë në zgjedhje deri në vitin 2023 dhe partia e tij ka një shumicë të fortë parlamentare.
Për të forcuar besueshmërinë e saj, CHP duhet të përmbushë premtimet e fushatës, gjë e cila s’do të jetë aspak e lehtë me Erdoganin që përpiqet ta dëmtojë atë në çdo hap që hedh.
Por, në fund të ditës, populistët e marrin pushtetin e tyre nga padrejtësitë e vërteta. Vetëm duke iu përgjigjur këtyre padrejtësive, jo duke i shpërfillur ato, partitë e opozitës mund ta rimarrin përsëri demokracinë nga uzurpuesit e saj populistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë