Mendim

Si u ndjeva kur pashë filmin “Joker” në Tiranë

Nga Hortenca Deliallisi Resuli - Është kurioziteti që më shtyu të mbaja radhë për ta parë filmin “Joker” dhe ta çoja deri në fund. Do doja të ishte e justifikuar. Prita gjatë që të ishte një britmë kundër bullizmit apo ndërgjegjësimit për kategorinë e njerëzve që pavarësisht problemeve të shëndetit mendor, janë të aftë të jetojnë e punojnë gjithashtu.

Hortenca Deliallisi Resuli

Kam parë shumë filma e lexuar po ashtu shumë libra mbi shembjet e regjimeve apo sistemeve, por nuk më kishte qëlluar të shikoja të ngrihej në art modeli i një vrasësi (pjesërisht i çekuilibruar për shkak të problemit psikik dhe pjesërisht për shkak të frustrimit nga njerëzit) që bëhet heroi për të frymëzuar përmbysjen e një sistemi.
Linja të pasigurta të skenarit për të justifikuar një personazh që në fillim vret për shkak të bullizmit, vret nënën pas zbulimit se ishte fëmijë i birësuar dhe më në fund megjithëse siguronte jetën si komedian, vret një moderator komik.


Mesazhi që vjen është se përmes dhunës mund të zgjidhësh problemin personal, se dhuna kthehet në një model për të reaguar ndaj padrejtësive dhe heroi i kohës është “joker/karagjozi”.

Ky shkrim është një koment i një prej lexueseve të Gazetës “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë