Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Posaçme konfirmon masën e sigurisë “arrest në burg” për Marsel Liçaj, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafik heroine në Danimarkë.
Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi edhe masën “detyrim paraqitje” për Ermal Liçaj. Të dy ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.
Referuar SPAK, dy vëllezërit nga Fieri dyshohen se kanë trafikuar heroinë nga Suedia drejt Danimarkës të paktën 7 herë. Marsel Licaj dhe Ermal Licaj janë kthyer në Shqipëri pas arrestimit në Danimarkë të 2 shqiptarëve të tjerë dhe një shtetasi të huaj. Njërin prej shqiptarëve të arrestuar në Danimarkë ishte kunati i tyre.
Hetimet nga SPAK kanë nisur prej viti 2024, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet daneze, të cilat në vitin 2023 kishin nisur hetimin “Operacioni Bacchus”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje