Treg

Shqiptarët nuk i pengon viti elektoral, blejnë shtëpi edhe me çmime të rritura deri në 30%

Vitet elektorale karakterizohen zakonisht nga një pasiguri ndër konsumatorë, ashtu si në periudha krizash të ndryshme, ata e shtrëngojnë rripin e shpenzimeve.

Por ky mentalitet është tkurrur sipas ekspertëve të tregut të pasurive të paluajtshme në kryeqytet.

Pavarësisht vitit elektoral dhe pandemisë, shqiptarët me të ardhura të mira financiare blejnë shtëpi edhe pse me çmime të rritura e të kripura.

“Nuk jemi të mendimit që viti elektoral  i ka penguar shqiptarët me të ardhura të mira të blejnë shtëpi.  Qasja e vendit drejt BE-së dhe angazhimeve që lindin, ka bërë që pasiguria e viteve elektorale të jetë në minimum”- shprehet Dritan Ballgjini nga Century 21 Metropol

Dritan Leka ekspert në fushën e Pasurive të Paluajtshme shpjegon për Gazetasi.al se muajt janar dhe shkurt kanë qenë me një performancë negative për këtë treg, por marsi nisi të relaksohesh.

Pas  rihapjes së ekonomisë, edhe pse një vit  i vështirë për të gjithë në aspektin ekonomik, edhe industria e Real Estate ka nisur rimëkëmbjen e saj.

Sa  i përket shitjeve, të dhënat nga Agjencitë Imobiliare në kryeqytet tregojnë se indvidët ose familjet me të ardhuara të konsoliduara, në rast se shihnin qiranë si një mundësi të mirë, tani po kërkojnë strehën e tyre, që do të jetë prona e tyre.

Ka po ashtu një rritje të kërkesës dhe nga impulsi që i dha bashkia Tiranë, nëpërmjet kredive të buta të cilat janë në 1000 dhe që duhet të kenë një shtëpi të re deri në korrik 2021.

Në të njëjtën kohë, trendi i blerjes së një shtëpie në Tiranë nga qytetet e tjera për shkollim dhe blerjes nga emigrantët vazhdon të jetë në të njëjtin ritëm.

Ballgjini tregon se çmimet janë në trendin e vitit, zonat periferike kanë rritjen më të madhe lidhur nga kërkesa, rritja është deri në 30% . Në zonën e Astirit dhe Yzberisht çmimet po kapërcejnë të 900 euro/m2.

Zonat 5 maji dhe zona periferike veri lindore e Tiranës, çmimet po pësojnë rritje të konsiderueshme nga 800-1000 euro/m2.

Fresku që njihet si zona më e lirë e Tiranës, çmimet variojnë nga 550-700 euro/m2

Qendra e Tiranës dhe zonat elitare vazhdojnë të kenë çmimet më të kripura që arrijnë deri në 2700 -3000 euro/m2

Ndërtimet e reja lidhur dhe me taksat që paguajnë kanë rritje 18-25%.

Tregu i qirave paraqitet pesimist. “Sa i përket qirasë, jemi në fazat më të këqija të viteve të fundit lidhur me bllokimin e lëvizjes.Të vetmet lëvizje janë bisneset zyrat që në një mënyrë ose një tjetër zgjerohen ose tkurrren sipas xhiros dhe të qiramarrësve stoikë që kërkojnë të kursejnë ose që qiradhënësi ka nxjerrë pronën në shitje. Mund të themi që çmimet e qirasë janë po ato  me ndonjë ndryshim të vogël për nga cilësia e ndërtimit dhe mobilimi që realizohet në to.”- sqaron Dritan Ballgjini për Gazetasi.al.

Të dhënat e INSTAT për tremujroitn e fundit të 2020-ës tregojnë seaktiviteti i pasurive të paluajtshme kontribuoi me një rritje positive prej 0,52% në rritjen ekonomike të kësaj periudhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë