Politike

Shqipëri-Greqi ende pa kufi! Betejë për burimet e gazit në detin Jon 

Nga Gazeta “Si” – Ku mbaron hapësira detare shqiptare dhe ku nis ajo greke? Kjo është pikëpyetja me e madhe mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, pasi vendi fqinj ra dakord që çështjen e detit të shkojë në Hagë.

Jo vetëm që kjo pyetje mbetet pa përgjigje por dilema është bërë së fundmi edhe më e madhe. Shqipëria dhe Greqia nuk po diskutojnë më vetëm vijën e kufirit detar në Jon. Ato po hyjnë në një fazë të re, ku kufijtë, energjia, gazi amerikan, kërkimet në det të thellë dhe ambicia për t’u kthyer në korridore strategjike për Europën janë bërë pjesë e së njëjtës dosje.

Në letër, çështja e detit mbetet aty ku ishte: mes premtimitpolitik për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe mungesës së një vendimi përfundimtar. Në praktikë, ndërkohë, në të dyja anët e Jonit po lëvizin kompani, qeveri dhe interesa energjetike që mund ta bëjnë këtë kufi shumë mëtë rëndësishëm sesa dukej në fillim.

Në prill të këtij viti, kryeministri Edi Rama u shfaq në Forumin Ekonomik të Delfit me një ton optimist. Ai foli përnjë marrëdhënie të re strategjike me Greqinë, për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për mundësinë që çështja e zonavedetare të marrë drejtim brenda vitit 2026.

Pak ditë më vonë, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha e zbutipritshmërinë, por e konfirmoi drejtimin: Shqipëria dhe Greqia pritet të paraqesin të paktën kërkesën për Hagën brenda këtijviti. Pra, jo vendimin, por nisjen reale të procesit.

Kjo është një nuancë e rëndësishme. Sepse Gjykata e Hagës nuk jep përgjigje politike të shpejta. Ajo merr kohë, analizon hartat, marrëveshjet e mëparshme, jurisprudencën ndërkombëtare, efektin e ishujve, vijën e mesme, rrethanat e veçanta dhe të drejtën e secilit shtet për shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive.

Por ndërsa juristët ende nuk kanë hyrë zyrtarisht në sallën e gjyqit, kompanitë energjetike kanë nisur të vizatojnë një hartë tjetër.

Në mars , konsorciumi Energean–ExxonMobil–HELLENiQENERGY njoftoi autoritetet greke se do të kalojë në fazën e dytë të kërkimeve në “Block 2”, një zonë detare në veriperëndim të Jonit. Kjo fazë përfshin detyrimin për të kryernjë shpim eksplorues. Për Greqinë, ky do të jetë shpimi i parë i këtij lloji në det të hapur pas rreth katër dekadash.

Zona është tashmë nën vëmendjen e ExxonMobil, Energeandhe HELLENiQ ENERGY, ndërsa edhe Chevron ka kërkuartë marrë rol të ri në kërkimet greke në Jon.

Kjo e ndryshon peshën e debatit. Dikur Deti Jon, përfshirëpjesën shqiptare, ishte një zonë e nënvlerësuar, me pak të dhëna për potencialin e hidrokarbureve. ExxonMobil e kishte përshkruar Jonin si një “zonë me interes të lartë”.

Sot, ky formulim tingëllon si paralajmërim për atë që po ndodh.

Sepse, nëse në Jon zbulohet gaz në sasi të mëdha, atëherë çështja e detit nuk do të jetë më vetëm debat hartash. Do të jetë debat për burime, për korridore furnizimi, për rrugë tubacionesh, për porte, për terminale, për tregje energjetikedhe për ndikim gjeopolitik.

Më 28 prill, në Tiranë u nënshkrua marrëveshja 20-vjeçare përfurnizimin e Shqipërisë me gaz natyror të lëngshëm amerikan, me vlerë rreth 6 miliardë dollarë. Në qendër të saj ështëAlbgaz, Aktor LNG USA dhe furnizimi me LNG nga Shtetete Bashkuara. Krahas marrëveshjes tregtare, u nënshkrua edhememorandumi për zhvillimin e “Vlora Energy Hub”.

Në gjuhë më të thjeshtë, Vlora synohet të kthehet nga një central i papërdorur me naftë në një nyje rajonale gazi dheenergjie. Projekti përfshin furnizim me LNG, konvertim tëtermocentralit, mundësi për terminal gazi në port, lidhje me TAP-in dhe rol të ri të Shqipërisë në rrjedhat energjetike të Ballkanit.

Kjo do të thotë se Shqipëria nuk është më vetëm një vend qëpret të përcaktojë kufirin detar me Greqinë. Ajo po përpiqet tëhyjë në hartën e gazit si pikë hyrëse, shpërndarëse dheprodhuese energjie.

Në pamje të parë, kjo e forcon pozitën shqiptare. Vlora, TAP-i, lidhjet me Italinë dhe gazi amerikan mund ta bëjnëShqipërinë më të rëndësishme për rajonin. Por në të njëjtënkohë, kjo e bën edhe më të ndërlikuar raportin me Greqinë, sepse Athina ka të njëjtën ambicie: të jetë nyje kryesoreenergjetike për Europën Juglindore.

Greqia e ka ndërtuar prej vitesh këtë strategji përmesterminalit të Revythoussa-s, projekteve LNG, lidhjeve me Bullgarinë, Korridorit Vertikal, TAP-it, kërkimeve në Jon dhezgjerimit të rolit të saj në Mesdheun Lindor. Në vitin 2020, ministri grek i Mjedisit e përshkruante këtë synim si forcim të Greqisë “si qendër të rëndësishme energjetike për Europën”.

Sot, ky qëllim është edhe më i dukshëm. Athina nuk po sheh vetëm gazin që mund të dalë nga nëntoka e Jonit. Ajo po sheh edhe gazin amerikan që hyn nga terminalet greke, kalon nërrjete rajonale dhe shpërndahet drejt Ballkanit dhe Europës Qendrore.

Pikërisht këtu Shqipëria dhe Greqia nuk ndajnë vetëm detin. Ato ndajnë një hapësirë strategjike ku secila kërkon të jetë më shumë se fqinjë: kërkojnë të jenë porta.

Për Shqipërinë, porta është Vlora. Për Greqinë, porta ështëkombinimi i Jonit, Revythoussa-s, Alexandroupolis-it, TAP-it dhe Korridorit Vertikal. Për Shtetet e Bashkuara, rajoni ështënjë mënyrë për të rritur praninë e LNG-së amerikane dhe përtë kufizuar varësinë europiane nga gazi rus. Për Europën, kjo është pjesë e përpjekjes për të diversifikuar furnizimin pas luftës në Ukrainë.

Në këtë sfond, çështja e kufirit detar merr një rëndësi të re. Një vijë në hartë nuk përcakton vetëm sovranitetin. Ajo mund të përcaktojë edhe juridiksionin mbi shelfin kontinental, tëdrejtat mbi burimet natyrore, hapësirën për kërkime, sigurinëe tubacioneve dhe peshën negociuese të secilit vend në projektet energjetike të dekadës së ardhshme.

Problemi është se, ndërsa energjia po ecën shpejt, diplomacia po ecën ngadalë.

Tirana thotë se çështja mund të shkojë në Hagë këtë vit. Athina është më e kujdesshme. Nga pala greke nuk ka të njëjtin entuziazëm publik për një afat të shpejtë. Kjo tregon se, edhe nëse ekziston vullnet politik, ende mungon dokumenti përfundimtar që do t’i hapte rrugë gjykimit.

Në mes janë edhe çështje të tjera që rëndojnë marrëdhënietdypalëshe: pronat, minoriteti grek, çështja Beleri, ligji i luftësdhe roli i Greqisë në rrugën europiane të Shqipërisë. Të gjithakëto e bëjnë detin një çështje më të gjerë se sa njëmosmarrëveshje teknike mes hartografëve.

Për momentin, deti ende nuk është ndarë. Por rrugët e gazitkanë filluar të ndahen.

Dhe kjo mund ta bëjë vendimin e ardhshëm për kufirin detarmes Shqipërisë dhe Greqisë shumë më të rëndësishëm sesadukej gjashtë vite më parë. /Gjuljana Toci


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë