Drejtësia

Alket Rizai shpallet në kërkim në Greqi, duhej të kthehej në burg në orën 08:00 pas incidentit në lokal

Policia greke ka shpallur në kërkim Alket Rizain. Sipas autoriteve greke, Rizai duhet të ishte paraqitur në burgun Dhomokos mëngjesin e sotëm në orën 08:00 pasi i mbaronte leja e posaçme, por mbas incidentit  të ndodhur në një lokal dy ditë më parë, ku rezulton se u përfshi në një sherr me badiguardët e një lokali, ai nuk u paraqit.

Policia raporton se identifikimi i tij u bë prej kamerave të sigurisë. Tashmë ai është në kërkim dhe policia greke ka shpërndarë alert për gjetjen e tij në gjithë rajonet policore të vendit si dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të Greqisë me vendet e tjera.

Alket Rizai pritej të përfundonte dënimin brenda pak muajsh dhe do të ishte i lirë për të vazhduar jetën normale pas më shumë se 25 vitesh në burgjet greke.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë