Kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurinë Kibernetike, Bledar Kazia, gjatë raportimit në Komisonin për Nismat Qytetare, foli dhe në lidhje me Smart Cityn dhe sigurinë ka që sistemi i survejimit të nisur nëpër shkollat e vendit.
Ai u shpreh se nuk ka asnjëherë siguri maksimale, por theksoi se siguria është më maksimalja e mundshme.
“Për të ripërsëritur pyetjen e kolegut për të pasur një përgjigje më të plotë, sa është siguria që këto informacione të fëmijëve tanë nuk mund të rrjedhin?”, pyeti Fatmir Xhafaj ndërsa Kazia u përgjigj duke thënë se si infrastrukturë kritike që klasifikohet sipas ligjit, edhe ato që mblidhen nga Smart City, i nënshtrohen ligjit në fuqi.
“Sa i përket sigurisë kibernetike, nuk mund të themi në asnjë moment që kemi 100% siguri”.
“E dimë se asnjëherë nuk është e sigurt, sepse janë thyer sisteme kibernetike të mëdha. Por jepni një siguri, se mund të vini nesër dhe të jepni llogari, ta dëgjojnë njerëzit”, tha Xhafaj.
“Siguria sa i përket platformës është maksimale, është një sistem i ri, është përdorur teknologjia e fundit. Gjithashtu pritet t’i nënshtrohet edhe auditit”, u përgjigj Kazia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje