Drejtësia

Nën hetim për pastrim parash, Igli Tare paraqitet në SPAK

Gazeta Si – Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur sërish në ambientet e SPAK, disa javë pasi iu komunikua se ishte person nën hetim për pastrim parash.

Ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit në Itali është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në kuadër të hetimeve që e kanë vendosur atë nën akuzën e pastrimit të parave.

Tare ishte thirrur edhe disa kohë më parë në Prokurorinë e Posaçme, ku pas një seance të gjatë marrjeje në pyetje, që zgjati rreth 5 orë e gjysmë, u largua pa bërë deklarata për mediat.

Gjatë kohës që ai merrej në pyetje, SPAK njoftoi se ka sekuestruar një vilë të Belinda Ballukut në Dhërmi, të cilën dyshohet se e kishte fshehur në emër të ish-futbollistit. 

Më 19 maj, SPAK mori në pyetje edhe vëllanë e Igli Tares, Agronin, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 30 minuta.

Igli Tare, në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Ndërkohë, Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, është person nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë