Drejtësia

Armë, municion, jelek antiplumb dhe 20 mijë euro në hotel, arrestohet 40-vjeçari me precedent penal në Krujë

Një 40-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është arrestuar në Krujë, pasi gjatë një kontrolli në një hotel në pronësi të tij janë gjetur armë zjarri, municion, një jelek antiplumb dhe 20 mijë euro, të dyshuara se kanë burim të paligjshëm.

Operacioni i koduar “Implikimi” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh.

Kontrollet u kryen në ambientet e hotelit, në pronësi të shtetasit me inicialet A. Gj. 40 vjeç, i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë kontrollit, efektivët gjetën dhe sekuestruan:

një armë zjarri, pistoletë;

një krehër me 20 fishekë luftarakë;

një jelek antiplumb;

20 mijë euro, të dyshuara se janë përfituar nga veprimtari të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë