Shkencë

Shpikja e re mund t’i japë fund testimit të ilaçeve te kafshët

Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje të printuar në 3D që mund të përshpejtojë qasjen e pacientëve ndaj medikamente të reja dhe të eleminojë nevojën për t’u testuar te kafshët.

Çdo vit mijëra kafshë përdoren në fazat e hershme të testimeve të medikamenteve dhe shumë prej tyre nuk shfaqin asnjë përfitim klinik.

Kërkuesit e Universitetit të Edinburgut kanë dizenjuar një çip që imiton përsosmërisht mënyrën se si një medikament lëviz në trupin e pacientit. Pajisja plastike iu mundëson shkencëtarëve që të testojnë ilaçet dhe të shohin se si reagojnë organet e ndryshme pa qenë nevoja e përdorimit të kafshëve.

Pajisja është e para e llojit të saj. Ajo është krijuar me anë të printerit 3D dhe 5 pjesët imitojnë zemrën, mushkërinë, veshkën, mëlçinë dhe trurin. Ato janë të lidhura përmes disa kanaleve që duken si sistemi i gjakut përmes të cilave mund të pompohen ilaçet.

Me anë të skanimit, pajisja gjeneron imazhe të detajuara 3D që tregojnë se çfarë ndodh brenda organeve të vogla. Injektimi i sasive të vogla të elementëve radioaktivë transmeton sinjale te një kamera me shumë sensorë që iu lejon shkencëtarëve të vërejnë efektin e ilaçit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë