Para

Rritet borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë

Banka e Shqipërisë ka raportuar se Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë rezulton gati 8,4 mln euro për tremujorin e parë të vitit 2019. Me një rritje vjetore prej 6%.
Borxhi i jashtëm i ekonomisë tonë shfaq trend rritës.

Qeveria ka 46% të totalit të Borxhit të Jashtëm Bruto të Shqipërisë.
Pjesa tjetër i takon Sistemit Bankar në masën17%, sektorëve të tjerë 36% dhe Bankës Qendrore 1%.

Në fund të muajit mars 2019, detyrimet e Qeverisë rezultuan në 3,860 milionë euro dhe janë kryesisht hua afatgjata, obligacione dhe dëftesa.

Stoku i borxhit të Bankës Qendrore, shënon 58 milionë euro, i pa ndryshuar në mënyrë të dukshme gjatë tremujorit të parë të 2019-ës.

Në fund të marsit 2019, stoku i borxhit të jashtëm bruto të Sistemit Bankar rezultoi rreth 1,4 milionë euro dhe ishte në formën e huasë dhe monedhave e depozitave.
Gjatë tremujorit të studimit, ky sektor ka rritur nivelin e borxhit me rreth 7 milionë euro ku spikasin rritjet e detyrimeve afatgjata.

Krahasimisht me fundvitin 2018, sektorët e tjerë kanë rritur detyrimet e tyre me jashtë, me rreth 26 milionë euro ose në 3,060 milionë euro.

Referuar fundvitit 2018, borxhi i jashtëm i Qeverisë u rrit me rreth 31 milionë euro. Teprica e huave afatgjata u zgjerua me rreth 35 milionë euro, ndërsa ajo e obligacioneve ra me 4 milionë euro.

 

Më Shumë