Mendim

Raporti: Pse BE s’duhet t’i lerë të presin akoma vendet e Ballkanit

Që nga koha e Samitit të Selanikut në vitin 2003, ku BE-ja shprehu mbështetje për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Kroacia është bërë anëtare e plotë e unionit europian. Një raport i kohëve të fundit sugjeron se Brukseli duhet të shpejtojë të gjithë procesin e anëtarësimit duke hapur një drejtori që do të merrej vetëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në dritën e zhvillimeve të fundit në zonat fqinje të BE-së (konflikti ushtarak në Ukrainë, aneksimi i Krimesë, cenimi i demokraticë në Turqi dhe Ballkanin Perëndimor) disa politikanë dhe ekspertë paralajmërojnë se BE-ja nuk duhet t’i lejojë vendet e rajonit të presin për një kohë shumë të gjatë.

Instituti Europian i Politikave (OSEPI) sugjeron krijimin e një Drejtorie të Përgjithshme Europiane për Anëtarët e Ardhshëm, e cila do të kishin burimet për të çuar përpara procesin e pranimit me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por pse Bashkimi Europian ka nevojë për një Drejtori të Përgjithshme Evropiane për vendet rajonit?

Autorët e këtij raporti, Srgjan Cvijiq, Iskra Kirova Marie Jelenka Kirchner dhe Zoran Nechev shpjegojnë se pavarësisht ambicies së BE-së për të qenë një aktor politik, disa shtete anëtare nuk kanë qenë të gatshme t’u përgjigjen aspiratave të Gjeorgjisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi. Sipas tyre, BE-ja nuk arriti të tregojë përkushtim ndaj Ballkanit Perëndimor duke shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën.

“Përpjekjet e Juncker për të krijuar një Komision më Politik nuk e kanë përkthyer në një politikë të jashtme të pavarur nga Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së. Në vend të kësaj, aktivitetet e unionit në vendet e rajonit janë penguar nga kryeqytetet e shteteve anëtare. Tanimë është e domosdoshme që BE-ja duhet të shtojë mjetet e Komisionit Evropian për të drejtuar procesin e zgjerimit të Europë “, thuhet në raport.

Zgjerimi nuk ishte në krye të agjendës së Komisionit Europian në kohën e Juncker, pasi prioritet kryesore ishin si Brexit dhe populizm. Nga ana tjetër, Johannes Hahn e treguoi qartë se zgjerimi ishte një nga prioritetet e tij me numrin e vizitave në Ballkanin Perëndimor, të cilat përbënin pothuajse 50% të vizitave të tij.
“Ne nuk jemi atje ku do të dëshironin, por mendoj se kemi bërë përparim. Integrimin i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi gjeostrategjike. Rajoni është oborri i brendshëm i Bashkimit Europian. Është e qartë që herët a vonë këto gjashtë vende mund të integrohen, “tha Hahn.

Përkundër këtij fakti, raporti argumenton se një komisioner i cili ndan vazhdimisht kohën midis rajoneve krejtësisht të ndryshme nuk do të jetë në gjendje t’i japë vëmendjen e nevojshme integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Institutit Europian të Politikave, nëse procesi i pranimit në BE i Ballkanit Perëndimor nuk përshpejtohet, gjashtë vendet e rajonit mund të shqyrtojnë alternativa të tjera, duke përfshirë rritjen e marrëdhënieve me Kinën, Rusinë, Turqinë dhe shtetet e Gjirit, një raport …

Sipas raportit ëshhjtë pikërisht mungesa e vëmendjes së BE-së ajo që minon angazhimin e vendeve të rajonit ndaj reformave, prandaj BE-ja ka nevojë për një drejtori të posaçme për zjerimitn

“Nëse negociatat e anëtarësimit vazhdojnë si tani, do të mungojë besueshmëria nga të gjitha anët dhe vendet anëtare të BE-së do të pengojnë integrimin e këtyre shteteve. Dhe pa një angazhim më të madh administrativ nga Komisioni, marrëveshjet e Asocimit nuk do të përmbushin potencialin e tyre për të ofruar institucione të qëndrueshme dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.

 

Më Shumë