Arsimi

Qeveria, hap klasa të minoritetit në Shqipëri

Brenda këtij viti qeveria do të krijojë klasa për pakicat kombëtare, duke i krijuar mundësinë e shkollimit në gjuhën e tyre. Projektvendimi i qeverisë pritet të kalojë së shpejti për miratim dhe parashikon që klasat e veçanta të minoritetit të krijohet në ato zona, njësi të administrative ku banojnë 20 përqind e numrit të përgjithshëm të populllsisë. Njësia administrative, është nëndarje e bashkisë sipas konceptimit të ndarjes territoriale në Shqipëri.
Projektvendimi parashikon arsimimin në gjuhën e pakicës kombëtare në institucionet ekzistuese si dhe krijon lehtësira për krijimin e klasave. Propozohet që numri i nxënësve për klasë të jetë 15, numër i dallueshëm më i ulët ky nga krijimi i klasave të tjera të sistemit arsimor parauniversitar.
Sipas relacionit të këtij vendimi kanë të drejtë të arsimohen në gjuhën e pakicës kombëtare që i përkasin, si dhe të studiojnë historinë, traditat dhe kulturën e tyre, sipas kurrikulave dhe programeve të miratuara nga ministria përgjegjëse për arsimin.

Faksmile e projektaktit


Sipas pikës 3 të vendimit përcaktohen në bazë të kritereve të mëposhtme për krijimin e klasave të posaçme: numri i personave që i përkasin pakicës kombëtare, i cili duhet të jetë jo më pak se 20 për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve të njësisë administrative, si nëndarje e bashkisë; periudha e regjistrimit si banor në njësinë e vetëqeverisjes vendore, sipas periudhave të regjistrimit të popullsisë, konfirmuar me vërtetim të lëshuar sipas të dhënave nga Regjistrat Themeltarë të Gjendjes Civile dhe /ose Regjistri Kombëtar të Gjendjes Civile të vitit 2010.
Gjithashtu duhet paraqitur kërkesa formale, paraqitur nga prindër apo kujdestarë ligjorë të fëmijëve që i përkasin pakicës kombëtare, pranë bashkisë/njësisë administrative, ku shprehet vullneti në mënyrë formale dhe bazuar në të drejtën e vetë identifikimit, të mjaftueshme për formimin e klasës.
Projektakti i qeverisë thekson se krijimi i këtyre klasave nuk krijon kosto financiare, edhe pse duhet të ketë të paktën që të paguhen mësuesit që duhet të japë mësim në gjuhën e pakicave kombëtare.
Qeveria duhet të kishte një nxjerrë një projektakt të tillë 6 muaj nga miratimi i këtij ligji, por e nxjerr atë pothuajse me dy vite vonesë.
Sipas ligjit në fuqi pakicë kombëtare është një grup shtetasish shqiptarë që banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë lidhje të hershme dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar, shfaqin karakteristika dalluese kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale dhe të cilët janë të gatshëm për të shprehur, ruajtur dhe zhvilluar së bashku identitetin e tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, fetar ose tradicional. Gjithashtu janë përcaktuar me ligj se në vendin tonë janë 8 pakica kombëtare dhe ato janë greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare. Sipas të dhënave nga censusi minoriteti Grek përbëhet nga 24.243 (individë); Minoriteti Maqedonas: 5.512; Minoriteti Malazez: 366; Minoriteti Arumun (Vllah): 8.266; Minoriteti Rom: 8.301.
Censusi i realizuar në vitin 2010 u kontestua nga ana e minoritetit grek në Shqipëri, shoqata Omonia dhe nga PBDNJ-ja, duke e cilësuar si jo të saktë. Madje ata paralajmëruan se do të realizonin vetë regjistrimin e popullsisë së tyre.

 

Më Shumë