Shkencë

Psikologjia e magjisë – Si luan ajo me mendjet tona

Na duhet  të mendojmë se truri nuk na gënjen gjatë ditës, por ekspozitë e titulluar “Tym dhe Pasqyra” tregon se magjia mbështetet në faktin se, na gënjen ...

Sipas John Nevil Maskelyne, “Një magjistar i keq do të bëhet shpejt një medium i mirë”. Ai e kishte njëmend. Si magjistar skenik në Londrën e shekullit 19, i duhej të prodhonte efekte të suksesshme natë pas nate, ndërsa rivalët që pretendonin se iluzionet e tyre fuqizoheshin nga bota e shpirtrave do t’ua hidhnin fajin për ndonjë inskenim të keq “shpirtrave jo bashkëpunues”, ose madje edhe mosbesimit të vetë audiencës. 

Spektakli i një grupi spiritistësh,  shoqëruar me gafa të shumta, e çuan Maskelyne-in të shpikte performancën e tij. Ai krijoi argëtimin “anti-spiritist”, duke imituar dhe tallur njëherazi efektet stok të  lëvizjes spiritiste.

Matthew Tompkins ngacmon implikimet historike të rrëfenjës së Maskelyne tek “Spektakli i Iluzionit: Magjia, paranormalja dhe bashkëfajësia e mendjes”. Është një histori e ilustruar për të shoqëruar “Tym dhe Pasqyra”,  ekspozitën në koleksionin Wellcome të Londrës. Si libri ashtu edhe ekspozita e sjellin historinë në ditët tona, me  të vërtetën interesante se spiritizmi refuzoi me  kokëfortësi të vdiste.

Aksidenti historik ishte pjesërisht përgjegjës. Më 1895-n, Guglielmo Marconi dërgoi sinjale radiofonike me valë të gjata në një distancë disa kilometrash dhe, për dekadat më vonë, nuk kalonte as viti pa njoftimin e shkencëtarëve të ndonjë lloji të ri rrezeje të padukshme. Bota rezultoi se kishte aspekte të fshehura nga perceptimi i pandihmë njerëzor. A ishte aq e paarsyeshme që njerëzit të spekulonin se çfarë apo kush mund të përgjonte në ato qoshet e fshehta të realitetit?

Më 1924-n, revista “Scientific American” i ofronte 2500 dollarë çdo mediumi që mund të demonstronte fuqinë nën kontrollin shkencor. Mediumia Mina “Margery” Crandon vendosi ta provojë, por i bëri hesapet pa përpjekjet e një Harry “Pranga” Houdini, që e ekspozoi atë si mashtruese.

E megjithatë spiritizmi ngulmoi, duke u përhapur në parapsikologji, spekulim kuantik dhe lloj-lloj kultesh. Kuptimi i arsyes është fusha e veprimit të një psikologu si Gustav Kuuhn, i cili, përveçse është  kontributori më i madh i shfaqjes, ofron një dritare brenda magjisë dhe besimeve magjike në librin e tij më të ri “Të përjetosh të Pamundurën”.

Kuhn, anëtar i Rrethit Magjik, e gjen formën “anti-spiritiste” të magjisë skenike të  Maskelyne-t te duart e iluzionistit Derren Brown. Ai sugjeron se Brown është magjistar tradicional më shumë sesa duket, duke hedhur poshtë pretendimet e okultes,  ndërsa vërteton fenomene të mistershëm psikologjikë, që kanë kryesisht të bëjnë me “furnizimin e nënvetëdijshëm” që në rrënjë është jo-shkencor.

Kuhn e përkufizon magjinë si “përvoja e habisë që vjen si rezultat i perceptimit të një ngjarjeje në dukje të pamundur” përkufizimet e asaj çka është e pamundur variojnë dhe për njerëz të ndryshëm funksionojnë iluzione të ndryshme. Mund të hartosh edhe për kafshët, si një sërë videosh në You Tube, bazuar tek truqet “Magji për qentë”, të magjistarit finlandez Jose Ahonen.

Të gënjesh qentë është një gjë, por pse mendja jonë gënjehet nga magjia? Ishte filozofi skocez i Iluminizmit të shekullit 18, David Hume, ai që argumentonte se nuk ka zamkë metafizike që i lidh ngjarjet dhe se ne vetëm sa dëshmojmë marrëdhëniet rastësore, qofshin të vërteta apo iluzive.

Bashkë me ndjeshmërinë tonë për t’i dëshmuar gabimisht marrëdhëniet mes ngjarjeve në botë, është aftësia për të gënjyer veten në një nivel edhe më të thellë. Studime të panumërta, përfshi një nga kërkuesi shkencor dhe ish-magjistari Jay Olson dhe klinicisti Amir Raz, që ulen në dalje të ekspozitës Wellcome, dalin në përfundimin se ndjenja jonë e vullnetit të lirë mund të jetë një nga marifetet thelbësore të mendjes.

Dëshmimi i lidhjeve na bën me besim tek vetja dhe tek aftësitë tona dhe është ky vetëbesim, ky mashtrim i nevojshëm rreth madhështisë së aftësive tona konjitive, që na lë të funksionojmë dhe ...të mashtrohemi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë