Keshilla

Pse gratë shtatzëna janë më të stresuara se një gjeneratë më parë

Kur Jasemin Hanks 27 vjeçe, ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ajo ndiqte në rrjetet sociale, yjet e njohura si Beyonce, aktoret e serialit ‘E vetmja rrugë është Essex’. Dhe kjo nuk kishte një ndikim pozitiv për 27 vjeçaren.  Ajo thotë se sa herë shihte fotot e përsosura që të famshmet postonin në rrjetet sociale, ajo ndihej keq me vetën, mendonte se diçka nuk shkonte me trupin e saj.

Hanks kontrollonte vazhdimisht Instagramin dhe Facebook, dhe sa herë hapte rrjetet sociale, ajo kishte një ndjenjë nënvlerësimi për vetën e saj. “Vazhdimisht krahasoja vetën me fotot e përsosura që gratë publikonin në rrjetet sociale. Është mjaft e vështire ndërsa shikon ato imazhe, të shohesh vetën tende para pasqyrës teksa transformohet dita ditës” thotë Hnaks. Mediat sociale, ishin vetëm një element i jetës moderne që Hanks thotë se i kanë dhënë një ndenjë tronditëse, të shqetësuar, të diferencuar dhe të izoluar. Nëna e Hanks, Sandra Monks, thotë se ka pasur tre shtatzëni, dhe në asnjë moment nuk ka përjetuar ndjenjë të tillë. Si nënvlerësim për vetën, apo shqetësime rreth transformimit të trupit gjatë periudhës 9 mujore të shtatzënisë.

Është ky ndryshim midis gjeneratave që Rebecca Pearson, një ligjëruese në epidemiologjinë psikiatrike në Universitetin e Bristol, kërkoi të hetonte në studimin e saj të botuar kohët e fundit.

Nga studimi ku u panë rreth 14000 gra shtatzëna gjatë viteve 1990, të cilat përjetonin të njëjtat ndjenja si mamatë e tyre, në kohën kur ata ishin në pritje të fëmijëve. Pas këtij testi Pearson, pati mundësinë unike për të studiuar se si përjetimi i shtatzënisë ka ndryshuar gjatë brezit të fundit, dhe gjetjet e saj janë të zymta. Nivelet klinike të depresionit dhe ankthit të grave shtatzëna nga mosha 19 deri 24 vjeç, janë rritur ndjeshëm, nga 17 % në vitin 1990 në 25 %.

Depresioni është në nivele të larta. Kjo përfshin një grup simptomash, ndjenja të tronditura, frikë dhe mosfunksionimi i gjërave. “ Folëm me një grup të grave që po kalojnë një fazë ku janë vazhdimit të shqetësuara, por jo në depresion, "Hanks, e cila e klasifikon ankthin e saj si të moderuar dhe jo të ashpër, përshkruan një gjendje të ngjashme”, thotë Rebeca.

Media sociale është një  nga shkaqet e stresit që përmendet nga brezi i ri i grave në studimin e saj. Ky ndryshim është diçka që Claudia De Campos, psikoterapiste e prindërve në Qendrën Anna Freud në Londër, ka parë zhvillimin në kohë reale.  “Në Instagram të gjithë dëshirojnë të paraqesin një jetë të përsosur. Kjo kontribuon në një imazh që nuk është real.

Periudha e shtatzënisë është një kohë kur femra pëson një ndryshim shumë të madh në trupin e saj, dhe kjo mund të bëjë që gratë të ndjehen vetmuara. Hanks përshkruan këtë ndjenjë duke u përpjekur për të pikturuar një fytyrë se çdo gjë është e përsosur.

Interneti ka çuar gjithashtu në mbingarkimin e informacionit, thotë Pearson. Ligjëruesja e mamive Catriona Jones ka thënë se ndarja e tregimeve horror të lindjeve në mediat sociale mund të nxisë ankthin e grave për lindjen e fëmijës, duke hapur një debat nëse ai fuqizon ose traumatizon gratë. Një mesazh i qartë ishte se ata që shqetësohen rreth shtatzënisë kanë nevojë për më shumë mbështetje.

Hanks pranon se shqetësimet fillestare të shtatzënisë së hershme janë të natyrshme, ndërsa shton: "Forumet në internet ishin të dobishme në informacionet që më kanë dhënë, por jo gjithmonë informacioni ishte i skatë.

Pearson shpjegon pse kjo mund të jetë veçanërisht shqetësuese: "Nëse keni një dobësi të lehtë ndaj depresionit dhe ankthit, mënyra se si përpunoni informacionin është e ndryshme; nëse po kërkoni gjërat online, do t'i kushtoni më shumë vëmendje informacionit negativ dhe shqetësues ".

Ekziston edhe kombinimi i punës me amësinë, e cila sot është shumë më e zakonshme se sa ishte 25 vjet më parë, thotë Pearson. "Ka gra që duan të vazhdojnë deri në fund të shtatzënisë, punën e tyre, madje nuk duan t'u tregojnë kolegëve se janë shtatzënë, sepse nuk duan të humbasin mundësitë", shton ajo.

Kjo duhet të zgjidhet, por ajo dyshon se ndryshimet e mundshme të politikave mund të përfshijnë më shumë mirëkuptim në vendin e punës, oraret fleksibël të punës dhe më shumë mbështetje më shumë pushime për shtatzënat.

Përtej këtyre masave praktike, ka më shumë pyetje në kërkim që duhet të pyesin për pritshmëritë mbi gratë shtatzëna dhe çfarë presin nga vetja e tyre.

Ekziston një presion i brendshëm dhe i jashtëm tek gratë shtatzëna, është një periudhë ku ato  mund të shkëputen nga jeta e mëparshme. Si mund të vazhdoni të ecni me të njëjtin ritëm kur trupi juaj do të ndryshojë, kur të ndiheni më të lodhur? Nëse ju, partneri juaj dhe shoqëria pret që ju të jeni e njëjtë, kjo është diçka e pamundur.

Janet Fyle, këshilltare e politikave profesionale në Kolegjin Mbretëror të Mamive, bie dakord se vazhdimësia e kujdesit është çelësi, siç njihet nga Programi i Transformimit të Maternitetit, një nismë e NHS që synon përmirësimin e përvojave të grave shtatzëna dhe nënave të reja. Ekziston gjithashtu nevoja për mbështetje më të specializuar.

Kushdo që dëshiron të mbështesë një grua gjatë shtatzënisë së saj, duhet të jetë i vetëdijshëm për balancën që duhet të arrihet midis të qenit i paarritshëm dhe i padurueshëm. De Campos thotë: "Ata nuk janë invalidë, por në të njëjtën kohë, ka të bëjë me lejimin e hapësirës për individualitetin e secilës grua, duke mos bërë asnjë supozim dhe duke pasur një mendje të hapur”.

Shtatzënia karakterizohet nga ndjenjat e pasigurisë, thotë De Campos , por është gjithashtu një kohë kur mund të ndodhë rritja e jashtëzakonshme psikologjike. "Nëntë muajt e shtatzënisë është ajo që ju ndihmon të jeni gati për t'u bërë një nënë. Shumë punë është bërë gjatë kësaj kohe. "

Mund të jetë një motivim i fuqishëm për prindërit që do të vijnë në terapi, thotë ajo. "Është më e lehtë të njohësh vështirësitë dhe të duash të bësh diçka. Është një kohë potencialisht shumë krijuese, të dëshirosh të ndryshosh , për hir të vetës dhe të fëmijës."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë