Drejtësia

Igli Tare dëshmon rreth 6 orë në SPAK për dosjen ‘Balluku’

Gazeta Si – Igli Tare, ish-futbollisti i kombëtares dhe ish-drejtori i Lacios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK i dyshuar për pastrim parash në lidhje me dosjen “Balluku”

Ai ka dalë nga godina e SPAK pas rreth 6 orësh marrje në pyetje këtë të enjte, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.

Sipas burimeve paraprake, Tares i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave, teksa ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Gjatë kohës që ai merrej në pyetje, SPAK njoftoi se ka sekuestruar një vilë të Belinda Ballukut në Dhërmi, të cilën e kishte fshehur në emër të ish-futbollistit. 

Vetëm 2 javë më parë, më 19 maj, SPAK mori në pyetje edhe vëllanë e Igli Tares, Agronin, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 30 minuta.

Igli Tare, në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Ndërkohë, Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderin e Tunelit të Llogarasë, është person nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe, si edhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë