Para

Prodhimet bujqësore dhe blegtorale u shtrenjtuan në 2018

Në vitin 2018, INSTAT raporton për një shtrenjtim të çmimeve të prodhimeve bujqësore dhe të atyre blegtorale.

Çmimet e prodhimeve bujqësore në vitin 2018 shënuan një rritje me 2,03 %, krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2018, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rritje me 3,5 % dhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënoi rritje me 0,2 %, krahasuar me një vit më parë.

Rritjen më të madhe vjetore e kanë shënuar çmimet e grupit “Bimë industriale”, pasuar nga çmimet e grupit “Perime” dhe çmimet e grupit “Mish peshë e gjallë” . Po ashtu rritje kanë njohur edhe çmimet e grupit “Drufrutorë”.

Çmimet e grupit “Bimë foragjere” kanë shënuar rënien më të madhe me 6,43 %, pasuar nga çmimet e grupit “Patate”, grupi i dhe çmimet e grupit “Qumësht dhe produkte të tjera blegtorale”.

Ekspertët mendojnë se rënia e çmimit të qumshtit pavarësisht problematikës së rritjes së TVSH-së, ka ardhur si pasojë e importit të lëndës së parë më të lirë duke braktusiur prodhinin vendas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë