Biznes

Poshtërimi i Goldman Sachs

Goldman Sachs e ka parë veten gjithmonë si të jashtëzakonshme. Kur banka nisi të shiste aksionet e saj në New York-un e 1999-s deklaroi: "Ne kemi një përkushtim të pakompromentuar për të arrirë ekselenecën në çdo veprim që ndërmarrim". Teoricienët e konspiracive i kanë dhënë vëmendje se është kjo bankë që drejton botën, fshehurazi. E vetmja gjë e jashtëzakonshme rreth saj tani janë gabimet.

Që nga tetori, kur Goldman rrëzoi planin e vet për të ndërtuar një bankë të madhe konsumatore, ka shënuar tremujorin më të keq në një dekadë, nga kthimi i kapitalit dhe tërhoqi një hetim nga Rezerva Federale. Firma nuk është ende në telashe serioze, por ka ngecur në mitologjinë e vet. Përpjekjet e saj të fundit tregojnë se sa e vështirë do të jetë të riformohet - dhe të ndriçohet një ekuilibër i ri fuqie në financat globale.

Për të kuptuar Goldman sot, duhet të shëtisësh Wall Street. Pas krizës financiare të 2007-09, dy banka amerikane rikrijuan veten. JPMorgan Chase u bë e suksseshme në një shkallë të gjerë biznesesh. Morgan Stanley ndërtoi një krah të fortë me menaxhimin e aseteve të të pasurëve me fitime të mëdha. Goldman ngeci në lojën e vet të tregtisë, këshillimit ndërmjetësimit.

Rregullat e reja penale të kapitalit e bënë më pak fitimprurës këtë lloj biznesi, por firma vendosi një bast darvinian se lëkundjet që do të sillte ekonomoia do të vrisnin shumë konkurrentë. Në vend të kësaj, ajo nuk performoi keq në tregun e aksioneve për vite me radhë dhe u fut në grackën e skandalit 1mdb, në të cilin zyrtarët në Malajzi dhe Abu Dhabi morën 1.6 miliardë dollarë ryshfet në 2009-14. Një filial i Goldman u deklarua fajtor për një akuzë dhe firma pranoi "dështim institucional".

Shefi i frimës, David Solomon e mori kompaninë në 2018-n. Një burë me fitil të shkurtër, ai është munduar të "riformojë" veten dhe firmën duke zgjeruar punën në shumë sektorë. Goldman tani ofron transaksione banakre për multinacionalët dhe i ndihmon ata të lëvizin paratë e tyre botërisht. Ka forcuar asetetet e veta dhe pasuritë.  Dhe nga qiellgërvishtësi i tyre në Manhatan, Goldmanitët e egër ëndërronin të krijonin një bankë digjitale të tregut masiv për konsumatorët e zakonshëm, duke përfshirë një operacion me karta krediti.

Një pjesë e strategjisë së Solomon ka dalë mirë. Pjesa e Goldman në tregjet e aksioneve dhe titujve është rritur duke rezultuar në fitime 21 mld dollarë për 2021-shin, kur tregjet po lulëzonin. Nga këndvështrimi i taksapaguesëve, ajo është më e sigurtë, me shumë kapital dhe depozita.

Por nëse shikon më nga afër, plani për riformimin e bankës nuk është gjëkundi afër realizimit. Diversifikimi ka qenë i copëzuar: të ardhurat nga transaksionet janë ende të pakëta dhe menaxhimi i aseteve luhatet nga bastet e errëta të tregut të pronave. Ëndrra për kriimin e një banke kosnumatore është zhbërë. Goldamn ka 15 mln klientë, por ka dhe shumë kredi të këqija, arsye pse po heq dorë nga kjo.

Meqë parashikimet për një makineri të re të ardhurash janë rrëzuar, shpresat mbeten tek biznesi tradicional. Përfitimi nga tregtia është përmirësuar, por mbetet delikat.

Në përgjithësi, Goldman i ka përdorur në mënyrë të arsyeshme burimet e saj, duke gjeneruar një kthim mbi kapitalin e prekshëm prej 14% gjatë mandatit të Solomon. Por performanca e tij është e çrregullt, duke u zhvendosur nga 33% në fillim të 2021 në vetëm 5% në tremujorin e fundit. Ajo ka mbetur prapa kolegëve të saj amerikanë gjysmën e kohës, dhe dy liderët e industrisë, JPMorgan dhe Morgan Stanley, dy të tretat e kohës. Investitorët mendojnë se Goldman vlen vetëm për vlerën neto - ose likuidimin - e aktiveve të saj, duke sugjeruar se ata dyshojnë se mund të gjenerojë kthime vazhdimisht të larta ose të gjejë burime të reja fitimprurëse.

Përpjekjet e Goldman na japin disa mësime. Njëra është se ajo ende shkëlqen, por në një industri të keqe. Investimet bankare kombinojnë të metat e një aktiviteti të rregulluar (kërkesat për kapital dhe burokracinë) me veset e një aktiviteti spekulativ (paqëndrueshmëria dhe kapja nga punonjësit). Firma thotë se është bërë më e disiplinuar në paga, por vitin e kaluar shpenzoi 15 miliardë dollarë, fatura e saj e dytë më e lartë e pagës dhe bonuseve që nga kriza financiare, edhe pse fitimet u përgjysmuan në 11 miliardë dollarë dhe firma mezi e mbuloi koston e saj të kapitalit. Veprimi i vërtetë në financë është jashtë bankave të rregulluara, ku sundon një grup i ri yjesh, duke përfshirë Blackstone në tregjet private, BlackRock në fondet e indeksit dhe Citadel, një shtëpi investimi dhe tregtare që u dha klientëve të saj 16 miliardë dollarë në 2022.

Një tjetër mësim është se është vështirë të konkurrosh në një treg digjital ku "fituesi i merr të gjitha". Goldman mendoi se truri dhe emri ishin mjaftuieshëm. Aspak e vertetë. Ka shpenzuar miliarda, por konsumatorët e saj janë një fraksion i Paypal ose Amazon. JPMorgan prek 66 mln familje amerikane, por vazhdon të mbajë hapur rrjete fizike. Goldman ka arritur shkallë digjitale duke u bashkuar me Apple për të siguruar një kartë krediti. Megjithatë, duke pasur parasysh se gjigandi i teknologjisë ka pothuajse një miliard abonentë që paguajnë, Apple mban dorën e duhur në këtë marrëdhënie.

Një mësim i fundit është se stanjacioni i globalizimit ka tkurrur horizontet e Wall Street. Në dekadën pas listimit të Goldman, të ardhurat ndërkombëtare siguruan gjysmën e rritjes së saj, pasi bankierët e saj pushtuan Europën dhe më pas depërtuan në Azi. Sot ato ofrojnë 1/3 e rritjes, pasi janë shfaqur konkurrentë vendas dhe disa vende janë bërë të kujdesshme ndaj financuesve të huaj. Organizuesi numër një i aksioneve dhe obligacioneve vitin e kaluar në Kinë ishte citic Securities; në Indi Kotak Mahindra dhe Axis udhëhoqën grupin. Këta janë emra që shumë në Ëall Street mund të mos i dinë.

"Demat" e tërbuar

A mund ta rikuperojë Goldman egon e saj? Solomon po pushon me mençuri stafin dhe po zvogëlon investimet pronësore të bankës. Me kalimin e kohës ai mund të shfajësohet nga ndryshimet duke e drejtuar më mirë krahun e menaxhimit të aseteve, të themi, ose duke u orientuar tek teknologjia e re për të ulur kostot e tepruara të punës - apo edhe duke orkestruar një bashkim.

Megjithatë, ka diçka unike dhe të vështirë për riformimin e firmave elitare, kodi i pashkruar i të cilave është se ato janë më të zgjuara se të gjithë të tjerët. Thjesht pyesni McKinsey, një magnet skandalesh i njohur dikur si konsulenca më e admiruar në botë. Kultura e vetëvlerësimit të Goldman mbetet në kundërshtim me faktet. Në vend të kësaj, tani duhet të jetë vetëkritike. Për zotërit e djeshëm të universit, ky mund të jetë ndryshimi më i vështirë ndonjëherë.

Burimi:The Economist/Përshtati: Gazeta 'SI'


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë