Nga Gazeta 'SI' - Vetëm 46% e bizneseve private në vend janë ndikuar nga rritja e pagës në sektorin shtetëror.
Në një anketë të kryer nga Këshilli i Investimeve me bizneset e shumë fushave në vend, 46% thonë se rritën pagat, të nxitur nga rritja që ndodhi me pagat e shtetit. 34% thonë se nuk ka pasur ndikim dhe 19% mendojnë se nuk duhet të ketë ndikim.
LEXO EDHE:
- 'Paga 900€'/ Shteti rriti rrogat ndjeshëm, privati jo! Thellohet diferenca midis punonjësve
- BB: Edhe pse pagat rriten, produktiviteti në Shqipëri mbetet negativ prej 2015-s
Kur nisi reforma e rritjes së pagës, kryeministri Edi Rama tha se do të shërbejë si stimul edhe për privatin, duke synuar një pagë mesatare kombëtare deri në 900 euro.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-17-at-11.06.11.jpeg)
Bizneset “i tremben” kontrollove shtetërore dhe 46% e cilësojnë legjislacionin tatimor si barrën më të rëndë administrative, ndjekur nga 41% inspektimet, 33% ligjin për konkurrencën etj.
Në të njëjtën anketë, 1 në 3 kompani shprehin se ndërhyrja e shtetit me anë të subvencioneve apo uljes së taksave do të rriste produktivitetin e tyre. Mbështetja për trajnimin e stafit të kompanive vlerësohet po ashtu me rëndësi.
24% e bizneseve në vend shprehen se trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve është themel i produktivitetit dhe 20% e tyre mendojnë se çelësi është rritja e pagës.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-17-at-11.12.29.jpeg)
![foo box](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-17-at-11.05.04-1.jpeg)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.