Histori

Portreti i Rilindjes që i dha fund  Luftës

Gentile Belini/ Portreti i Sulltan Mehmetit  II, 1480

Julia Wolkoff / Artsy  - Më 29 maj të vitit  1453, një sulltan ambicioz  21-vjeçar,  i Perandorisë Osmane,  i quajtur Mehmeti II, dërgoi valë tronditjesh në botën e Perëndimit. Pas një rrethimi 57 ditor, ia doli ta pushtonte Kostandinopojën, majën  e Perandorisë së Bizantit. Në aktin e tij të parë, Mehmet Pushtuesi, siç e ka emërtuar historia, marshoi drejt Hagia Sophia-së dhe e shpalli xhami. Për shumë historianë, rënia e Kostandinopojës – Kalaja më lindore e Krishterimit për 1100 vjet – shënjoi fundin e Epokës së Obskurantizmit.

Pushtimi i Mehmetit gjithashtu krijoi një situatë të pasigurt  për të lulëzuarën  Republikë tregtare të Venedikut (Venecias). Begatia e qytetit dhe gjallëria kulturore vareshin  nga pozicioni strategjik si një portë për Azinë dhe Afrikën dhe tregtia  shekullore  me Bizantinin. Megjithatë dekadat e  luftës së përhershme me osmanët, rezultuan në një çast befasues të diplomacisë kulturore,  ku një portret mjeshtëror i sulltanit nga një prej artistëve më të nderuar të Venedikut do të ndihmonte në dhënien fund të konfliktit.

Kufizuar nga Deti Mesdhe, Venediku kishte vendosur lidhje tregtare me Kostandinopojën qysh në fillim të shekullit të 10 –të duke përftuar privilegje ekskluzive tregtie nga perandorët bizantinë. Erëza të importuara,  qilima, mëndafshe, pambuk, dorëshkrime të ilustruara dhe punime të brendshme prej metali, shkaktuan përshtypje të pashlyeshme në kulturën venedikase. Ndikimi i stilit maur dhe islamik mund të shihet ende në arkitekturën multi-kulturore të Venecias. Qarkullimi i frytshëm i ideve të huaja e shndërroi gjithashtu Venecian në një prej qytet-shteteve më të mëdhenj, të pasur dhe të fuqishëm të Europës.

Megjithëse  arriti t’i mbajë larg osmanët për disa dekada pas rënies së Kostandinopojës, kur Mehmeti e zgjati ofertën për paqe më 1479-ën, republika venedikase e pranoi menjëherë.

Përveç plaçkave të zakonshme të luftës dhe koncesioneve të  territoreve, sulltani pati një kërkesë të pazakontë: Senati Venedikas duhet të dërgonte një piktor në oborrin e Stambollit, kryeqyteti i ri i Perandorisë Osmane, që  po zhvillohej me ritme të shpejta. Senati menjëherë zgjodhi artistin më të vlerësuar të vendit; Gentile Bellini-n.

Bellini i përkiste një familjeje  të rëndësishme piktorësh në Itali. i ati, Jacopo-ja numëronte  Giorgione-en dhe Tiziano-n mes nxënësve të tij  dhe Gentile së bashku me vëllanë më të vogël, Giovanni-n, u trajnua në punishten  e familjes.  I  njohur për portretet e pasura me hollësi dhe kompozimet në format të madh, që shfaqnin Venecian dhe banorët e  saj, Gentile-ja  u ngjit në rendin e piktorëve zyrtarë të republikës (megjithëse i vëllai e  eklipsoi në analet e historisë).

Gentile dhe  Giovanni ishin në mes të punëve të komisionuara, më të mëdha për kohën – me dekorimin e  Palazzo Ducale –kur senati venecian e caktoi me një mision diplomatik të rrallë. I  armatosur me një album të vizatimeve të të atit si dhuratë për sulltanin, Bellini kaloi një udhëtim që zgjati pothuajse dy vjet e që do të bëhej katalizator për shkëmbimin artistik mes Europës dhe botës islamike.

Portreti i sunduesit nga Bellini, i njohur si  Sulltan Mehmeti i II, (1480) mbetet një prej artefakteve më tërheqës nga ky udhëtim, gjatë të cilit ai prodhoi shumë piktura, vizatime dhe studime. Qëndron si një prej portreteve më bashkëkohorë të burrit më të pushtetshëm të botës për kohën dhe shërben si një ilustrim befasues i artit si armë diplomatike.

Në Galerinë Kombëtare të Londrës, Sulltan Mehmeti i II u ripikturua rëndë në shekullin e 19 –të, dhe si rezultat, nuk mundet të konfirmohet plotësisht se është nga dora e Bellini-t. Megjithatë, portreti me zgjuarsi shkrin elementë të kulturës europiane dhe asaj islamike dhe zbulon se aftësitë që magjepsën të zotin e saj.

Në një vijë me prirjet në portretizimet europiane të kohës, Bellini e pikturoi sulltanin në hollësi të shkëlqyeshme, portretin e tij në tre të katërtat kornizuar nga një hark iluziv. Megjithatë, Mehmeti është  gjithashtu i përfaqësuar nga kostumi i autoritetit islam: kaftani i tij i kuq dhe  manteli luksoz prej gëzofi shoqërohen nga një çallmë koke që tregon hierarkinë e tij dhe identitetin fetar.  Një qëndismë e praruar osmane  varet përballë kornizës dhe tri kurorat e Kostandinopojës, Ikoniumit dhe Trebizondit i rrinë në të dy krahët.

Gentile Bellini/ Predikimi i Shën Markut në Sheshin e Shën Eufemisë, Aleksandri, Egjipt.,1504-1507 / Pinacoteca di Brera

Hunda e harkuar mprehtë e Mehmetit dhe mjekra e tërhequr tregonin se sulltani iu çmonte zhvillimet e reja në pikturën europiane, që favorizoi realizmin dhe mbërtheu shprehinë e një individi mbi idealizimin, Por nuk ka asgjë modeste rreth veprës së tij: Një mbishkrim në cepin e poshtë të majtë njëherë shënonte subjektin si   “Victor Orbis,” apo “Pushtuesi i Botës”.

Thuhet  se kur sulltani vëzhgoi ngjashmërinë mbresëlënëse të portretit,  e quajti Bellini-in si piktori më i madh që kishte jetuar ndonjëherë. Pjesërisht për shkak të ndikimit të Bellini-it, portretet u bënë një pjesë e rëndësishme e pikturës osmane. ( Nga ana tjetër, arti fetar islamik, nuk i inkurajonte portretizimet e qenieve të gjalla, një praktikë e quajtur anikonizëm.)

Si të mëdhenjtë e mitizuar Aleksandri apo Akbari, Mehmeti dëshmoi se ishte një sundues tejet mendjehapur, duke lejuar subjekteve të tij një gratë të konsiderueshme lirie fetare, siguruar ndaj atyre që u bindeshin sundimit të tij. Ai gjithashtu promovoi një mjedis të hapir për idetë e reja dhe shkëmbimin kulturor, duke ftuar artistë europiane dhe myslimanë, shkencëtarë dhe studiues në oborrin e tij. Ai themeloi universitete; ndërtoi xhami, kanale të lundrueshëm dhe pallate dhe u angazhua ta bënte Stambollin një kryeqytet që i përshtatej perandorisë së madhe.

Kështu Bellini e gjeti veten në mes të një Rilindjeje tjetër. Ai me kujdes studioi atë që e rrethonte, duke prodhuar shumë vizatime të burrave dhe grave vendas nga grupe të ndryshme shoqërore, ndërsa vërente me kujdes të veçantë zakonet e tyre. Veprat që krijoi sa ishte në oborrin e sulltanit gjithashtu tregojnë se pati respekt që vendin mikpritës. Qatipi  i ulur  (1479–81),  një pikturë veçanërisht e  bukur nga ajo periudhë, është një portret të ndjeshëm  të  pasionit islam për fjalën e shkruar. 

Pas kthimit në Itali, më 1481 –shin, Bellini u punësua nga Duka i Mantovës. Ajo çka kishte përjetuar në Stamboll, sidoqoftë, nuk e braktisi. Portreti i sulltanit u kopjua gjerësisht në piktura dhe shtyp dhe u bë i njohur në të gjithë Europën. Bellini dhe nxënësit e tij vizatuan skica na udhëtimet e tij në pikturat e tyre, të cilat kishin detaje të sakta të veshjeve turke. 

Për piktorët e Rilindjes venedikase, vizatimet e figurave myslimane u bënë posedime të çmuara, kaluan nga një brez te tjetrit dhe qarkulluan nëpër punishte për ripërdorim.

Një sërë pikturash të Bellini-t gjatë asaj kohe u dërguan ose në Lindje ose u përfshinë në dekorimet Lindore. Vini re qilimin islam të lutjes në këmbët e Maries në pikturën e tij Virgjëresha dhe Fëmija në Fron, (1475-85.)

Në Predikimi i Shën Markut në Sheshin e Shën Eufemisë në Aleksandri, Egjipt,  (1504–07),  që u plotësua nga i vëllai Giovanni, një turmë me spektatorë me çallma qëndrojnë mes minareve anakroniste, ekzotikja e skenës theksuar nga iluzioni i një gjirafe në sfond. Për këto arsye, Gentille konsiderohet si themeluesi i traditës Orientaliste në pikturën Perëndimore.

Mehmeti vdiq disa muaj pas largimit të Bellini-t. Europa u gëzua: kambanat e kishave ranë dhe u mbajtën kremtime. Në Venecia, lajmet njoftonin se “La Grande Aquila è morta!” (“Shqiponja  e madhe ka vdekur!)Nga fundi i mbretërimit të tij,programi ambicioz i Mehmetit për të rindërtuar e kishte shndërruar Stambollin në  një kryeqytet të lulëzuar. Megjithatë, ai u pasua nga i biri, Bajaziti i II, një puritan fetar i cili nuk i miratoi shijet ndërkombëtare të të atit. Bajaziti i hodhi pikturat dhe vizatimet e Bellini-t në Pazar, ku tregtarët venedikas i blenë me çmime të ulëta.

Nga fundi i shekullit të 16 –të, moda orientale  ra nga pozicioni i parapëlqyer ndërsa marrëdhëniet e Venecias mes fqinjët myslimanë u bë më komplekse. Tregtarët venedikas vijuan tregtinë me Mesdheun lindor, por flota agresive e Perandorisë Osmane i bëri udhëtimet më të pasigurt. Si rezultat, artistët venedikas nisën të paraqisnin subjektet myslimane  në mënyra më pak të pëlqyera. Stereotipat më të zakonshëm ishin burra me çallma si luftëtarë tejet të dhunshëm apo performues të dobët.

Sot, marrëdhëniet BE-Turqi  kanë qenë më shumë të fokusuar në krizat e emigrantë sesa nën jë të ardhme të mundshme të përbashkët. Historia e udhëtimit të Bellini-t shënjon kështu një moment të rrallë në shkëmbimin e frytshëm ndërkulturor në atë cila ka qenë shpesh një rrëfenjë e hidhur ksenofobie dhe intolerance fetare mes dy qytetërimeve të mëdha.

Pikturat, medaljet dhe vizatimet që Bellini i bëri në Stamboll, si edhe ato që bëri kur u kthye, shërbejnë si përkujtues të përfitimeve të kalimit të kufijve dhe një kohë kur artistët  mund të ishin figura kyçe për diplomacinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë