Treg

Picasso do të bëhet pjesë e tregut të NFT-ve. Pasardhësit e tij nxjerrin punimet e papublikuara

Pasardhësit e Pablo Picasso, artisti i famshëm spanjoll i shekullit 20, po e fusin atë dhe në tregun digjital të shekullit 21 duke hedhur në shitje 1.010 krijime digjitale, nga punimet e tij me qeramikë që nuk janë parë publikisht duke u bërë pjesë e këtij fenomeni në të gjithë botën.

Mbesa e Picasso-s, Marina dhe djali i saj Florian hapën apartamentin e tyre për të treguar punimet, në Gjenevë. Ata treguan një kombinim të artit tradicional dhe aseteve digjitale.

Ata po shikojnë mundësinë e një burimi të ardhurash nga NFT-të, ku janë futur shumë artistë duke tregtuar artin  e tyre në format digjital për miliona dollarë. një skemë që është kritikuar shpesh nga analistët.

Në zhargonin ekonomik, një aset NFT mund të këmbehet me moton e një-për-një, pra një NFT për një vlerë të caktuar fikse. Nëse dollari apo Bitcoin mund të tregtohet lirshëm, një NFT ka një vlerë fikse, si një makinë klasike apo shtëpi e vjetër.

NFT-të funksionojnë si kriptomonedhat, në blockchain. Ata kanë një certifikatë autentike në cilindo format, audio, video, sticker ose dhe një artikull lajmi.

“Ne po mundohemi të krijojmë një urë midis botës së NFT-së dhe botës së artit”,-tha Florian Picasso, stërnipi i artistit.

Marina tha se objektet datojnë që nga tetori i 1958.

“Është një punë që paraqet një fytyrë, është shumë e shtrenjtë. Krijim i gëzueshëm. Përfaqëson jetën. Ka qenë një objekt intim në jetën tonë”.

Florian tha se vendosën të hedhin në treg fillimisht një krijim shumë ngjyrësh sepse duket më zbavitëse.

Familjarët e Picasso-s thonë se tentojnë të krijojnë një komunitet më të ri që pëlqejnë Picasso-n.

Burimi: Bloomberg/ Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë