Mendim

Përse morali është i rëndësishëm në politikën e jashtme?

Nga Joseph S. Nye, Jr - Kur i thashë një shoku që sapo kisha shkruar një libër mbi moralin dhe politikën e jashtme, ai tha: "Duhet të jetë një libër shumë i shkurtër." Një skepticizëm i tillë është i zakonshëm. Një kërkim në Internet tregon çuditërisht se ka pak libra që tregojnë se si pikëpamjet morale të presidentëve amerikanë kanë ndikuar në politikat e tyre të jashtme. Ndërsa teoricieni i shquar politik Michael Walzer sa herë që përshkruante diplomacinë amerikane pas vitit 1945, shprehej se "argumenti moral ishte kundër rregullave të disiplinës".

Arsyet e skepticizmit duken të qarta. Edhe pse historianët kanë shkruar gjatë për moralin e politikës së jashtme amerikane, diplomatët realistë si George F. Kennan - babai i "doktrinës së vetëpërmbajtjes" së SHBA-së në Luftën e Ftohtë, paralajmëruan vazhdimisht për dështimin e politikës moraliste amerikane. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë një fushë anarkike; asnjë qeveri botërore nuk është aty për të vendosur rregullat. Secili prej shteteve duhet të sigurojë mbrojtjen e tyre dhe kur mbijetesa e një shteti është në rrezik, qëllimi i justifikon mjetet. Aty ku nuk ka zgjedhje kuptimplote, nuk mund të ketë etikë.

Sipas kësaj logjike, ndërthurja e etikës dhe politikës së jashtme është një gabim kategorik, është si të pyesësh nëse një thikë këndon më mirë dhe jo a pret ose nëse një fshesë vallëzon më mirë sesa fshin. Pra, për të gjykuar politikën e jashtme të një presidenti, ne thjesht duhet të pyesim nëse funksionoi, jo nëse ishte e moralshme.

Mungesa e një qeverie botërore nuk do të thotë mungesë e të gjithë rendit ndërkombëtar. Disa çështje të politikës së jashtme kanë të bëjnë me mbijetesën e një kombi, por shumica jo. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara, për shembull, janë përfshirë në disa luftëra, por asnjëra nuk ishte e nevojshme për mbijetesën e saj. Dhe shumë zgjedhje të rëndësishme të politikës së jashtme në lidhje me të drejtat e njeriut, ndryshimin e klimës ose lirinë e Internetit nuk përfshijnë aspak çështje që lidhen me luftën.

Në të vërtetë, shumica e çështjeve të politikës së jashtme kërkojnë zgjidhje, jo vlera. Një zyrtar francez më tha një herë: "Unë e konceptoj të mirën si atë që është e mirë për interesat e Francës. Morali është i parëndësishëm." Ai dukej i pavetëdijshëm se deklarata e tij ishte një gjykim moral.

Është e parëndësishme të thuhet se të gjitha shtetet përpiqen të veprojnë në interesin e tyre kombëtar. Pyetja e rëndësishme është se si udhëheqësit zgjedhin ta mbrojnë këtë interes kombëtar në rrethana të ndryshme.

Për më tepër, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, qytetarët amerikanët vazhdojnë të gjykojnë për moral presidentët e tyre në lidhje me politikën e jashtme. Edhe para telefonatës së tij të famshme ku i kërkone presidentin e Ukrainës hetimine Joe Bide, sjellja e administratës së Donald Trump kishte ngritur pikëpyetje për moralin dhe politikën e jashtme. Për shembull, pas vrasjes së vitit 2018 të gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, Trump u kritikua për injorimin e provave të qarta të një krimi brutal në mënyrë që të mbante marrëdhënie të mira me Princin e Kurorës Saudite.

Gazeta liberale “New York Times” sulmoi Trump në një sërë shkrimesh", ndërsa gazeta konservatorja “Wall Street Journal” shkruante në një editorial"ne nuk ishte në dijeni të asnjë presidenti, përfshirë edhe Richard Nixon ose Lyndon Johnson, i cili po shkelte me këmbë parimet e Amerikës. ”Nafta shitja e armëve dhe stabiliteti rajonal janë interesa kombëtare, por kështu janë vlerat dhe parimet e vendeve demokratike. Por si mund të kombinohen të dyja këto faktorë?

Fatkeqësisht, shumë gjykime në lidhje me etikën dhe politikën e jashtme bashkëkohore të SHBA-së janë ngatërruar me personalitetin e Trump. Libri im i ri “A ka rëndësi morali?” përpiqet ta korrigjojë këtë duke treguar se disa nga veprimet e Trump nuk janë të pashembullta për presidentët amerikanë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ashtu sic me tha dikur një reporter: "Trump nuk është unik; ai është ekstrem. "

Ajo që ëshë edhe më e rëndësishme, është se amerikanët i kanë të paqarta kriteret me të cilat ne gjykojmë politikën e jashtme. Ne lavdërojmë një president si Ronald Reagan për qartësinë morale të deklaratave të tij, pasi qëllimet e tij të mira justifikonin marrjen e vendimeve joetike. Por Woodroë Wilson dhe George W. Bush treguan se qëllimet e mira pa mjete adekuate për t'i arritur ato mund të çojnë në rezultate të këqija, siç është Traktati i Versajës pas Luftës së Dytë Botërore ose pushtimi i Irakut. Disa vëzhgues besojnë Richard Nixon i dha fund Luftës së Vietnamit, por ai sakrifikoi 21,000 jetë amerikane.

Një politikë e jashtme morale duhet të gërshetojë tre elemente, mjetet, qëllimi dhe pasojat. Por ajo gjykohet edhe në përputhje me rrethanat.

Joseph S. Nye, Jr është profesor i Universitetit të Harvardit, është autor i një sërë librave si “Shekulli Amerikan? dhe “A ka rëndësi morali? dhe “Presidentët dhe Politika e Jashtme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë