Mendim

Përse KiE luan një rol kaq të rëndësishëm për integrimin europian

Nga Michele Giacomelli* - Nëse shikoni hartën, zgjerimi i Bashkimit Europian në vendet e Ballkanit duket një evolucion i pashmangshëm. Kjo është edhe më e qartë nëse i referohemi historisë së këtij rajoni. Megjithatë, kur bëhet fjalë për t'iu përgjigjur aspiratave të vendeve të Ballkanit, përdoren formula të paqarta për të shmangur integrimin de facto të rajonit, të tilla si ajo e partneritetit europian .

BE ka dështuar të hedhë një hap me rëndësi strategjike, pavarësisht se integrimi i vendeve të rajonit është me një detyrë brenda mundësive të saj. Në fakt, do të ishte një çështje e integrimit të një rajoni  me rreth 18 milion banorë, domethënë më e ulët se ajo e Rumanisë. Dhe të mendosh se BE përfaqëson pothuajse 500 milion banorë, një nga tre ekonomitë e mëdha botërore dhe parimet e solidaritetit dhe ndarjes.

Përvojat e kaluara të zgjerimit të unionit, tendencat e disa vendeve anëtare për t'u futur në interesa nacionaliste, shqetësimi se zgjerimi mund të sjellë paqëndrueshmëri dhe ndarja e burimeve të kufizuara ekonomike dhe financiare po përdoren si argumente për izolimin e rajonit.

Bashkimi Europian, i lodhur nga zgjerimi, megjithatë, duhet të marrë parasysh jo vetëm kostot e integrimit të rajonit për vendet anëtare, por edhe efektet shkatërruese që mosveprimi ka për Ballkanit. Lënia e një boshllëku në vetë oborrin e BE-së, e kthen në mënyrë të pashmangshme rajonin në një fushëbetejë për aktorët e tjerë aktivë në skenën ndërkombëtare, agjenda e të cilëve nuk është në interesin e Bashkimit Europian. Por kjo do të vinte me një çmim shumë i lartë për të ardhshmen e Bashkimit Europian, duke humbur lidhjen dhe aftësinë për të ndikuar në vendet që i përkasin zonës së tij të projeksionit natyror.

Italia ka qenë gjithmonë e vetëdijshme për këtë sfidë dhe ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim në favor të zgjerimit. Nga ana e tyre, udhëheqja dhe opinioni publik i vendeve të Ballkanit ende konsiderojnë, megjithëse në një mënyrë jo homogjene, anëtarësimin në Bashkimin Evropian si perspektivën më të mirë për brezat e ardhshëm. Duhet shpresuar se kjo do të vazhdojë dhe se lodhja , këtë herë në anën e anëtarëve aspirues, nuk do të çojë në zgjedhje të gabuara, pasojat e të cilave do të ishin të vështira për tu parashikuar.

Ndryshimi i metodologjisë së zgjerimit kishte të paktën një meritë të madhe: atë të daljes nga paqartësia në të cilën Bashkimi kishte zvarritur prej kohësh vendet e rajonit. Katër përparësitë e strategisë së re e vënë theksin tek përparimi  i ekuilibruar i vendeve të rajonit drejt BE-së dhe forcimi i dialogut të domosdoshëm politik mes vendeve anëtare dhe Brukselit. Mjetet në dispozicion të Komisionit janë të panumërta të afta për të bërë një ndryshim. Më të rëndësishmet janë të një natyre ekonomike dhe financiare, siç janë fondet për integrimin në struktura të caktuara të BE-së, duke punuar fillimisht për përmirësimin e infrastrukturës së vendeve të Ballkanit dhe lidhjen e tyre me korridoret e BE-së si dhe financimi i kërkimeve shkencor. Mundësia e aksesit të pjesshëm në fondet e BE-së do të përfaqësonte një hap deciziv për integrimin e rajonit.

Covid-19 ka hapur një dimension të ri.  Fondi prej 3.3 miliardësh i ndarë për Ballkanin Perëndimor dhe investimet e kohëve të fundit e kanë bërë konceptin e bashkëpunimit me konkret dhe e kanë bërë të dukshëm afrimitetin me BE-në në sytë e opinionit publik ballkanik. Sidoqoftë, duhet parë se si  përdorimin e instrumenteve të përbashkët europianë ( si Fondi i Rimëkëmbjes dhe MAS) edhe në Ballkanin Perëndimor do të pritet nga vendet anëtare.

Ajo që po shërben në favor të vendeve të Ballkanit janë edhe organizatat dhe iniciativat rajonale të cilat luajnë një rol të rëndësishëm për dialog dhe bashkëpunim, të tilla si Iniciativa e Jon-Adriatikut dhe Procesi i Berlinit, i cili e ka kthyer Italinë si protagoniste me organizimin e Samitit të Triestes në vitin 2017. M

Megjithatë, ekziston një dimension që përmendet ende pak dhe që përfaqëson një mjet shumë të rëndësishëm për të nxitur evolucionin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt standardeve dhe modeleve të Bashkimit Europian dhe ai është anëtarësimi në Këshillin e Europës, institucionit më të vjetër të integrimit europian (themeluar në vitin 1949) dhe një institucion i domosdoshëm  në zgjidhjen e çështjeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimin e demokracisë dhe zbatimin e shtetit të së drejtës.

Duke filluar nga data e pranimit të tyre, Shqipëria (në vitin 1995), Bosnja Hercegovina (2002), Maqedonia e Veriut (1995), Mali i Zi (2007) dhe Serbia (2003) u ekspozuan ndaj procedurave të parashikuara nga Protokollet që ata nënshkruan. Për më tepër, falë anëtarësimit në Këshillin e Europës, vendet e rajonit i nënshtrohen juridiksionit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, , duke bërë që dispozitat e traktatit të jenë të detyrueshme dhe të mbizotërojnë mbi legjislacionin kombëtar të vendeve anëtarëe.

Nuk është rastësi që vetë Komisioni Europian përdor rezultatet e studimeve të ndryshme monitoruese të Këshillit të Evropës duke filluar nga lufta kundër dhunës ndaj grave te mbrojtja e të miturve, nga aspektet sociale te lufta kundër korrupsionit) si parametër për vlerësimin e progresit të arritur në kapitujt negociues (në veçanti kapitujt 23 dhe 24, në lidhje me sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore) të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Pjesëmarrja jo vetëm në Komitetin e Ministrave, por edhe në organin tjetër ligjor, Asamblenë Parlamentare, si dhe në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale dhe në Bankën e Zhvillimit të Këshillit të Europës (CEB), gjithashtu ofron një shtyllë konstante në ndërtimin e shoqërive demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Përmes këtyre organeve, Ballkanit Perëndimor u ofrohet mundësia e vazhdimit të dialogut politik të nivelit të lartë dhe e pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e parimeve dhe vlerave të përbashkëta.

Në dokumentin e fundit mbi përparësitë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës në periudhën 2020-2022, BE shprehet se do të vazhdojë të mbështesë punën e Organizatës së Strasburgut, duke kontribuar në buxhetin e saj ( unioni është donatori kryesor) dhe duke mbështetur bashkëpunimi gjyqësor, promovimin e dialogut politik dhe financimin e programeve të përbashkët me vendet kandidate dhe. Një rëndësi rë veçantë në strategjinë 2020-2022 të Këshillit të Europës ka gjithashtu Komisioni i Venecias (i cili këtë vit feston tridhjetë vjetorin e themelimit të tij) dhe jep një kontributi të madh bë proceset e drejtësisë dhe reformat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Evropës dhe BE gjithashtu ngritën një mekanizëm i cili ndihmoi për ta bërë bashkëpunimin BE-Ballkan më efikas dhe më të dukshëm. Ky mekanizëm i cili gjithashtu mbulon Turqinë ka 41 milion euro fonde për periudhën 2019-2022 (85% e financuar nga Bashkimi Europian, 15% nga Këshilli i Evropës). Përmes këtij instrumenti fleksibël, BE dhe Këshilli i Evropës ndihmojnë vendet e rajonit të respektojnë standardet e Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian si dhe të bëhenpjesë e procesit të zgjerimit. Këto janë objektivat e këtij mekanizmi: garantimi i drejtësisë; lufta kundër krimit ekonomik; lufta kundër diskriminimit dhe mbrojtja e të drejtave të grupeve të cenueshme (përfshirë LGBTI, pakicat dhe romët); si dhe të promovojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

Anëtarësimi në Këshillin e Europës ushtron një rol transformues në institucionet dhe shoqëritë e vendeve të Ballkanit, i cili shoqërohet me natyrshëm me procesin e pranimit në Bashkimin Europian, duke shërbyer si një funksion përgatitor për integrimi në BE. Pesë vendet e Ballkanit sigurisht kanë përmirësuar performancën e tyre në vitet e fundit në fusha me rëndësi themelore për shoqëritë e tyre falë anëtarësimit në Këshillin e Europës.

E gjithë kjo ofron më siguri se vizioni i një "fati i përbashkët" së shpejti do të shoqërohet nga një vullnet i ri politik për ta bërë më konkrete perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

*Michele Giacomelli, Përfaqësues i Përhershëm i Italisë në Këshillin e Europës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë