Analize

Paradokset që rrethojnë Zuckerberg dhe Meta

Nga Natalie Sauer* - Nga eksperimentet psikologjike në vitin 2014, në skandalin e Cambridge Analytica në 2018 ose skedarët e Facebook në 2021, polemikat që kanë përfshirë kompaninë Facebook kanë qenë të shumta. Pavarësisht rritjes së kërkesës për transparencë, Mark Zuckerberg, CEO i Meta (i njohur më parë si Facebook), nuk ka qenë kurrë shumë i prirur për t'u angazhuar për ndonjë veprim konkret në këtë drejtim.

Kjo mund të shpjegohet me faktin se media sociale operon në ekonominë e vëmendjes. Algoritmi i tyre, renditjet dhe rekomandimet që përdorin për të filtruar dhe propozuar përmbajtjen, synojnë rritjen e kohës që përdoruesit shpenzojnë në këtë platformë. Qëllimi është që t’i paraqesin atyre reklama që zgjasin më shumë kohë dhe të mbledhin më shumë të dhëna personale, që më vonë monetizohen. Për ta bërë këtë, kompanitë e mediave sociale dizajnojnë algoritmet e tyre që të ndryshojnë sjelljen e përdoruesve– ato rrisin dëshirat tona dhe na inkurajojnë t'i plotësojmë ato menjëherë, dhe kështu na privojnë nga aftësia për të zgjedhur me të vërtetë.

Përhapja e dizinformimit

Kërkimet e mia të vazhdueshme përqendrohen në mënyrën se si krijohen dhe rriten lëvizjet shoqërore konspirative. Ishte rastësi që në vitin 2019 Meta filloi një program pilot për të “bashkëpunuar me studiues dhe akademikë për t'i ndihmuar ata të studiojnë përhapjen e informacionit publik në Facebook dhe Instagram”. Programi i dha përparësi kërkimit mbi tema të tilla si dezinformimi, zgjedhjet dhe Covid-19, me analiza të mundshme përmes bazës së të dhënave CrowdTangle të Facebook.

Gjithsesi, në dokumentacionin që përshkruan të dhënat e disponueshme tregohet se CrowdTangle ishte projektuar në një mënyrë që e bënte pothuajse të pamundur kryerjen e kërkimit mbi dezinformimin në shkallë të gjerë të përhapur nga grupe të tilla si QAnon (grupi famëkeq që ishte qendra e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol). Pra, përmbajtja, nëse fshihej nga FB dhe IG fshihej dhe nga CroëdTangle.

Ndërsa Meta kishte hezituar të ndalonte përhapjen e dezinformimeve nga QAnon, kur kompania më në fund fshiu të dhënat e saj, edhe Meta bëri të njëjtën gjë. Ajo hoqi përmbajtjen nga baza e të dhënave që studiuesit duhej të përdornin për të hulumtuar QAnon.

Jo vetëm CrowdTangle është i padepërtueshëm, por edhe procesi i aplikimit. Për të aplikuar aty, studiuesit duhet të ofrojnë të dhënat e tyre personale e të përshkruajnë kërkimin e tyre dhe qëllimin e përdorimit të saj. kur aplikimi mbyllet, një e-mail automatik dërgohet ku thuhet se Meta do të të kontaktojë nëse vendos që studiuesi mund të pranohet, pa asnjë informacion të mëtejshëm. Ndërsa akademikët janë mësuar të vlerësohen, ajo që është më pak e zakonshme është të mos u jepet asnjë e dhënë për pritjen apo kriteret e vlerësimit për pritjen, që zakonisht shërbejnë si një bazë kontraktuale joformale. Çfarë priste Meta nga ky program?

Kur kërkoni për të dhëna, nëse ato nuk mund të aksesohen drejtpërdrejt, një mjet i fundit (dhe shumë efikas) është të vizitoni Wayback Machine të Arkivit të Internetit, i cili siguron akses në faqet e internetit siç ishin në një datë të caktuar. Ndërsa ishte e mundur të qasesh në llogaritë e fshira të Twitter ose faqet e YouTube, për shembull, Facebook ishte i paarritshëm. Edhe të zbuloje pse Facebook nuk ishte arkivuar ishte sfidë më vete. Në faqen e internetit archive-it.org u shfaq një shpjegim: Facebook bllokon arkivimin e faqeve dhe grupeve të tij, duke e bërë atë median më kufizuese.

Si rezultat, është tepër e vështirë të studiosh se i teoritë konspirative dhe dezinformimi përhapen dhe rriten në platformat e Meta-s. Sigurisht, është e mundur ndjekja e tyre në kohë reale, para se Meta të fshijë përmbajtjet edhe nga databaza private. Megjithatë, kërkimi i ngjarjeve të tilla kërkon mundësinë e qasjes dhe studimit të dinamikës së tyre. Në të vërtetë, kjo është e vetmja mënyrë që enigma e plotë mund të rindërtohet.

Fshirja e të shkuarës

Pengesat që bën Meta për studimin e dizinformimit në mediat që ajo posedon është akoma më shqetësuese se fushata “ideologjike” e kreut të saj. Ai shpreson “të ndryshojë lidhjen e njerëzve me qeveritë dhe institucionet sociale” dhe pranoi se ai përshkruhej më së miri si një liberalist, një ideologji populiste që në disa forma mbron për reduktimin e rolit të qeverisë në ekonomi.

Liberalizmi në këndvështrimin e Meta-s duket të jetë zëvendësimi i rolit të qeverisë me kompanitë private, zëvendësimi i demokracisë me një lloj feudalizmi teknologjik. Këta gjigandë digjitalë në fakt kanë transformuar të gjithë institucionet,  nga sfera sociale tek puna dhe kanë vendosur një regjim monitorues. Ky regjim i ri ka rezultuar në një përqendrim të pasurisë, pasiguri më të madhe në punë, që i reziston – falë asimetrisë së informacionit dhe lobimit intensiv – vendosjes së çdo rregulli.

Ndërsa kompani të tilla si Meta vazhdojnë të fitojnë pushtetin, praktika e tyre e fshirjes së çdo realiteti që nuk i përshtatet interesave të tyre të kujton modelin e vjetër sovjetik në vend që ta bëjë botën më "të hapur dhe të lidhur", siç ka pohuar paradoksalisht Mark Zuckerberg.

*Natalie Sauer është gazetare e "The Conversation"/ Përshtati: Gazeta 'Si'


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë