Ka ndodhur

Arrestohet gardisti në Tiranë, i dehur në timon përplasi 3 makina të parkuara dhe u largua

Gazeta Si - Një punonjës i Gardës së Republikës me inicialet A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, u arrestua pasi ka shkaktuar një aksident me automjetin e tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas AMP-së, arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00 të së martës, ku 49-vjeçari, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur, gardisti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë