Ka ndodhur

Tre persona në hetim dhe 3 në kërkim për tensionet në protestën para Bashkisë së Tiranës

Gazeta Si- Tre persona janë proceduar penalisht pas protestës së opozitës të zhvilluar para Bashkisë së Tiranës pasditen e të martës. Policia thote se gjithashtu në kërkim janë shpallur edhe tre të tjerë.

Procedimi ka nisur për shtetasin, K.K., S.G., dhe A.Q.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim dy 19-vjeçarë dhe një 57-vjeçar, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.

Rithemelimi, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protestuan një ditë më parë para Bashkisë Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë për korrupsion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë