Para

Paguajmë për alkoolin aq sa qytetarët e BE-së

Qytetarët shqiptarë paguajnë më shumë për alkhoolin dhe më pak për duhanin, krahasuar me mesataren e BE-së = 100. Ne paguajmë për alkhool po aq sa qytetarët e BE-së, kurse për duhan 40% asaj që paguajnë në vendet e BE-së.

Eurostat ka analizuar nivelin e çmimeve të shportës ushqimore, pijeve alkhoolike dhe duhanit të vendeve europiane për 2018-ën.

Nivelet e çmimeve të ushqimit varionin për 2018-ën nga 66% të mesatares së BE në Rumani në 130% në Danimarkë.

Nivelet e çmimeve në Shqipëri për ushqimet dhe pijet jo alkhoolike janë 79 % e vendeve të BE-së, buka dhe drithrat 70%, mishi 71%, qumshti, djathët dhe vezët 94% të BE-së.
Në vitin 2018, niveli i çmimeve të një shporte ushqimore dhe pijeve joalkolike në Bashkimin Evropian (BE) ishte dy herë më i lartë në shtetin më të shtrenjtë anëtar sesa në atë më të lirë.

Danimarka kishte nivelin më të lartë të çmimeve për ushqime dhe pije joalkolike në BE në 2018, në 130% të mesatares së BE-së, pasuar nga Luksemburgu dhe Austria (të dy nga 125%), Irlanda dhe Finlanda (120%) dhe Suedia (117 %). Kurse, nivelet më të ulëta të çmimeve janë vërejtur në Rumani (66%), Poloni (69%), Bullgaria (76%), Lituania (82%), Çekia (84%) dhe Hungaria (85%).

Ndryshimet mes çmimeve më të larta për duhanin

Të dhënat krahasuese për nivelet e çmimeve të konsumit janë gjithashtu në dispozicion për ndarje më të detajuara të produkteve ushqimore. Për bukë dhe drithëra, nivelet e çmimeve shkonin nga 54% e mesatares së BE në Rumani në 152% në Danimarkë; për mish nga 63% në Poloni dhe Rumani në 146% në Austri; dhe për qumësht, djathë dhe vezë nga 71% në Poloni në 136% në Qipro.

Nivelet e çmimeve për pije alkoolike; më të ulëta u regjistruan në Bullgari , Rumani dhe Hungaria , ndërsa më të lartat në Finlandë (182%), Irlandë dhe Suedi .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë