Nga Gazeta “Si” -Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur gjithnjë shpalljen ‘non grata’ si një mjet për të mbajtur nën presion politikanët shqiptarë. Por figurat e ‘padëshiruara’ nga Uashingtoni zyrtar, nuk kanë marrë të njëjtën trajtim nga Bashkimi Europian, dukë bërë që shumëprej tyrë të jenë ende aktive në skenën politike.
Qëndrimi i unionit i dhënë më herët për Gazeta Si nga zyrtari i Komisionit Europian, Peter Stano, ka qënë deri tani i njëjtë, pavarësisht se qytetarët i kanë më shumë se kurrë sytë ngaBrukseli.
Siç e kanë bërë të qartë me pankartat e panumërta gjatë protestave, shqiptarët kërkojnë që edhe Brukseli të masa të ashpra ndaj figurave të korruptuara në Shqipëri.
Deri sot, Bashkimi Europian nuk ka miratuar sanksione porështë fokusuar te kushtëzimi i procesit të negociatave (Kapitujt 23 dhe 24) në vend të “listave të zeza”.
“Kjo është çështje e autoriteteve amerikane”, deklatonte Stano, duke e ndarë qartë linjën amerikane nga ajo europiane. Sipas tij; vendimet amerikane janë vendime të autoriteteve amerikane dhe nuk krijojnë vetvetiu pasoja juridike në marrëdhëniet e personave të caktuar me Bashkimin Europian.
Megjithatë, pavarësisht diferencave, presioni ndaj Shqipërisë është rritur, me Parlamentin Europian që ka ndërhyrë për çështjen mjedisore si Zvërneci dhe kërkon rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës.
Protestat masive që kanë pushtuar vendin dhe rritja e presionit publik ndaj figurave të korruptuara politike e ka bën sot këtë ndarje më të komplikuar. BE-ja po përballet me një debat të brendshëm më të fortë: a duhet të ketë edhe Unioni një regjim të posaçëm sanksionesh për Ballkanin?
Parlamenti Europian e ka rihapur këtë debat pikërisht në janartë këtij viti, duke kërkuar që korrupsioni i rëndë të mund të ndëshkohet me masa kufizuese europiane, ose përmes zgjerimit të regjimit ekzistues të sanksioneve për të drejtat e njeriut, ose përmes një regjimi të ri të veçantë. Megjithatë, propozimi nuk është miratuar ende nga Këshilli, ku vendimet për sanksione kërkojnë konsensusin e vendeve anëtare.
Kjo do të thotë se një shpallje “non grata” nga Uashingtoni nuk përkthehet automatikisht në ndalim hyrjeje, ngrirje asetesh apo masa të tjera nga Bashkimi Europian.
Në Bruksel, logjika mbetet e njëjtë: sanksionet janëinstrument politik dhe juridik i BE-së, jo zgjatim i politikës sëjashtme amerikane. Për këtë arsye, edhe kur Uashingtonivepron ndaj individëve të caktuar në Ballkanin Perëndimor, BE-ja nuk e merr listën amerikane si detyrim të vetin.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se korrupsioni nuk është bërëmë i rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në. Përkundrazi, në vitin 2026 ai është kthyer në kriterin qendrortë besueshmërisë së procesit të integrimit.
Së fundmi, BE konfirmoi se vendi ka përmbushur në përgjithësi kriteret e ndërmjetme për Cluster 1, duke theksuar është një hap i rëndësishëm, sepse hap rrugën që Shqipëria të nisë mbylljen e kapitujve negociues.
Por mesazhi i BE-së nuk ishte vetëm pozitiv. Brukseli theksoise faza e ardhshme do të jetë më kërkuese, sepse nuk mjaftonmiratimi i ligjeve apo hapja e kapitujve. Shqipëria duhet tëprovojë zbatimin e reformave, pavarësinë e institucioneve dherezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhekrimit të organizuar.
Në këtë pikë, deklarata e Stano merr një peshë të re. ‘Për BE-në, vendimtare mbetet që qeveritë e rajonit “të mbajnëBallkanin Perëndimor në rrugën drejt BE-së”, duke ndjekurreformat në shtetin e së drejtës, anti-korrupsion dhe luftënkundër krimit të organizuar’, paralajmëronte ai.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara nuk janë tërhequr nga qasja e tyre më e ashpër. Regjimi amerikan për BallkaninPerëndimor, i zgjeruar fillimisht me Urdhrin Ekzekutiv të vitit2021, ka vijuar të mbetet në fuqi edhe pas ndryshimevepolitike në Uashington. Ai e trajton korrupsionin e rëndë, minimin e institucioneve demokratike dhe destabilizimin e rajonit si çështje që prekin sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme amerikane.
Kjo e ruan hendekun mes dy qasjeve: SHBA vepron përmesemërtimit publik, ndalimit të hyrjes dhe ngrirjes së pasurive; BE, të paktën deri tani, e lidh presionin kryesisht me procesine anëtarësimit, monitorimin e reformave dhe kushtëziminpolitik.
Dallimi është i rëndësishëm për Shqipërinë. Në vend qëBrukseli të marrë listat amerikane dhe t’i kthejë në masa europiane, ai po përdor një mjet tjetër: procesin e negociatave. Kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me gjyqësorin, të drejtatthemelore, drejtësinë, sigurinë dhe luftën kundër krimit, janëbërë filtri kryesor për të matur nëse Shqipëria po lufton realisht pandëshkueshmërinë.
Zhvillimet e fundit e tregojnë qartë këtë zhvendosje. Protestat masive në vend, hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, përplasjet politike rreth SPAK-uu dhe reagimet e BE-së mbi invenstimetnë Zvërnec kanë krijuar një klimë ku çështja nuk është më vetëm nëse një politikan hyn ose jo në Shtetet e Bashkuara.
Pyetja kryesore është nëse institucionet shqiptare janë në gjendje të hetojnë, ndjekin penalisht dhe gjykojnë korrupsionin e nivelit të lartë pa ndërhyrje politike.
Kjo është arsyeja pse Brukseli nuk ka nevojë të kopjojë listën amerikane për të ushtruar presion. Presioni europian vjen nga dera e anëtarësimit: sa më të dobëta të jenë rezultatet nështetin e së drejtës, aq më i ngadaltë bëhet procesi; sa më tëbesueshme të jenë hetimet dhe vendimet, aq më e afërt bëhet perspektiva e mbylljes së kapitujve.
Nga ana tjetër, BE-ja nuk e ka mbyllur derën për një regjim të ardhshëm sanksionesh kundër korrupsionit. Direktiva e re europiane kundër korrupsionit, e miratuar këtë vit, nuk ështënjë instrument për të sanksionuar politikanë të vendeve tëtreta. Ajo harmonizon rregullat penale brenda BE-së. Por politikisht, ajo tregon se korrupsioni po trajtohet gjithnjë e mëshumë si kërcënim ndaj demokracisë, ekonomisë dhe sigurisëinstitucionale.
Nëse Këshilli Europian arrin një ditë konsensus për një regjim global sanksionesh kundër korrupsionit, atëherë edhe zyrtarënga Ballkani Perëndimor mund të futen në fushën e veprimittë BE-së. Por deri atëherë, lista amerikane mbetet amerikane.
Prandaj përgjigjja e Brukselit, pesë vite pas artikullit të parë dhe pas zhvillimeve të reja të vitit 2026, mund të përmblidhet kështu: BE nuk do të ndëshkojë automatikisht zyrtarëtshqiptarë të shpallur “non grata” nga SHBA, por nuk do tëtolerojë as mungesën e rezultateve në luftën kundërkorrupsionit.
Në vitin 2021, Stano thoshte se “nuk janë në rendin e ditës” bisedimet për sanksione ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor.
Në vitin 2026, ato ende nuk janë kthyer në vendim të BE-së. Por korrupsioni, pandëshkueshmëria dhe pavarësia e drejtësisë janë sot në qendër të tryezës sënegociatave./Gjuljana Toci
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje