Para

Një tjetër firmë kriptomonedhash shpall falimentimin. Po tani?

Një tjetër kompani e kriptove ka deklaruar se ka falimentuar. BlockFi është guri i radhës i dominove të kriptomonedhave, dy javë pas shembjes së FTX që destabilizoi të gjithë ekosistemin.

BlockFi ishte një platformë e tregtimit dhe shërbimeve të mirëmbajtjes për kriptomonedhat.

Kompania e dëshpëruar, e cila kishte deklaruar se ishte tepër e ekspozuar ndaj FTX, tha të hënën se ka më shumë se 100.000 kreditorë, me detyrime dhe asete që variojnë nga 1 miliard dollarë në 10 miliardë dollarë.

Pasojat e vazhdueshme të FTX dhe falimentimet në fillim të këtij viti për huadhënësit Celsius Netëork dhe Voyager Digital, po u mësojnë investitorëve të kriptove një mësim të vështirë për mbrojtjen e tyre në krahasim me asetet më tradicionale. Fati i parave të tyre tani qëndron në procedurat ligjore që do të duhen vite për t'u zhvilluar.

Kriptomonedhat si Bitcoin, Ethereum dhe të tjera, janë në një zonë gri lidhur me rregullimin ligjor. Kjo do të thtoë se ato mund t’i shpëtojnë shumë lehtë detyrimeve dhe mbikëqyrjeve, ndryshe nga aksionet apo titujt.

Një investitor që mban një aksion të tregtuar publikisht, nuk punon për t’i gjeneruar të ardhura të kompanisë, këtë e bëjnë punonjësit dhe menaxherët. Nga ana e tyre, investitori mund të korrë fitim në formën e dividentëve dhe/ose një çmim më të lartë të aksioneve.

Por kriptot janë ndryshe. Janë të decentralizuara në shumë raste, duke nënkuptuar se nuk i drejtohesh dot si “ndërmarrje”, tha Daniel Gëen, një konsulent ligjor. “Është gjithashtu e paqartë nëse synimi i saj është gjithmonë të gjenerojë një fitim, pasi disa e përdorin atë për të transferuar fonde përtej kufijve ose si një ‘magazinim të vlerës’.” Por nuk mund të fajësosh askënd për përgjegjësinë e munguar.

Klientët që mbanin asetet e tyre kripto në FTX gjithashtu nuk do të marrin mbrojtjen financiare që u ofrohet firmave të brokerimit që shesin aksione, obligacione dhe letra të tjera me vlerë./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë