Para

Rënia spektakolare e platformës FTX dhe një tjetër goditje për kriptot

Javën e shkuar, Sam Bankman-Fried, ishte personi më i njohur në kripto. 30 vjeçari, ish-miliarder që e quan veten sbf, shkurt, është themeluesi i FTX, platforma e këmbimit, e treta nga madhësia. Kur kriptot u shembën më herët gjatë vitit, ai mori hua për Voyager dhe BlockFi, duke i siguruar sipërmarrjeve të kripto-huadhënies me qindra miliona dollarë dhe rrëmbeu asete nga Three Arrows, një fond mbrojtës i kriptove që falimentoi. Shumë e krahasuan atë me John Pierpont Morgan, bankierin që shpëtoi sistemin financiar amerikan në 1907.

Bankman-Fried ka shpenzuar miliona dollarë nga pasuria e tij e shpejtë, 26 mld dollarë në kulmin e saj, për të lobuar në kongres për rregullimin e kriptove.

Ai planifikoi të jepte shumë edhe nga pjesa tjetër, pasi kishte miratuar altruizmin efektiv, një lëvizje shoqërore që mbështet dhënien e bamirësisë për të mbrojtur të ardhmen e njerëzimit. I angazhuar politikisht, në dukje altruist, me vendosmëri dhe jo një i fiksuar pas kriptos, shumë menduan se sbf ishte njeriu që mund ta shpëtonte industrinë nga vetja, një reputacion që ai vështirë se e hidhte poshtë.

Oh sa kanë ndryshuar gjërat!

Pas thashethemeve se FTX mund të mos ketë likuiditet mjaftueshëm, investitorët tërhoqën 650 mln dollarë asete nga platforma më 7 nëntor. Që nga 4 nëntori, vlera e një aksioni të FTX ka rënë me 84%. Më 8 nëntor, Bankman Fried dhe Changpeng Zhao, kreu i Binance, platforma më e madhe e kriptos, tha se ky i fundit kishte nënshkruar një dokument me qëllim blerjen e FTX. Më 9 nëntor ai u tërhoq nga marrëveshja pasi pa bilancet e FTX. Binance tha se problemet në FTX ishin përtej kontrollit dhe mundësisë për të ndihmuar. Sipas Bloomberg, pasuria e sbf tani është më pak se 1 mld dollarë, me rënie 94%.

Çfarë dreqin ndodhi?

Të dyja historitë që po qarkullojnë janë pak Shekspiriane. E para është e rivalitetit dhe e dyta e mendjemadhësisë. Nisim me rivalitetin Bankman-Zhao. Bankman posedon tre firma: FTX, FTX.us dhe Alameda Research. Në teori janë 3 entitete të ndara. Por lidhjet e Alameda dhe ftx kanë qenë të paqarta nga kohë. Më 2 nëntor, Coindesk, raportoi se tokenat që lëshohen nga FTX janë sa 2/5 e aseteve të Alameda, duke nxitur thashethemet se po likuiditonte asetet e tjera ndërkohë që mbronte vlerë e tokenave FTX. Pas kësaj, Zhao tha se ai do të përdorte gjysmë miliardi dollarë token nga FTX për likuiditet në Binance. Më vonë ai tha se do të blinte firmën, duke nxitur besimin se ai kishte orkestruar kaosin që të nxiste një zjarr shitjesh. Duket si histori e thjeshtë për tu kapërdirë.

 Ka pak dashuri të humbur mes  Bankman-Fried, djalit të artë të kriptove, dhe  Zhao, i cili është më i pasur, por më pak i vlerësuar. Zhao prej kohësh pretendon se firma e tij ka selinë "asgjëkundi". Është e ndaluar të ofrojë shërbime në disa vende duke përfshirë Britaninë, pjesërisht për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me pajtueshmërinë me rregulloret. Bankman-Fried thuhet se e ka nxitur Zhao për këtë.

Por Binance tani i ka kthyer bishtin FTX, duke sugjeruar se historia mund të karakterizohet më mirë si një mendjemadhësi. Është e vështirë të gjesh çfarë shkoi keq në zyrat e FTX dhe Alameda. Një platformë këmbimi që shet dhe blen dhe merr fitime, nuk supozohet të jetë një biznes që falimenton lehtshëm.

Tipikisht, ato nuk duhet të kenë as drejtues pasi thjesht mbajnë aktive në emër të investitorëve. Ndoshta blerjet dhe huatë e aseteve nga Bankman-Fried e prishën këtë bilanc.

Ose ndoshta problemi ishte lidhja e turbullt me Alameda.

Është më e lehtë të imagjinohet një rënie spektakolare në një dyqan tregtar që operon si një fond mbrojtës.  Duke dalë me vlerësimet e tij të pasurisë, Bloomberg supozon se Alameda ishte shkrirja e   dy firmave dhe se të dyja tani vlejnë vetëm 1 dollarë. Raportet e 9 nëntorit sugjeruan se Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, rregullatori më i lartë financiar i Amerikës, kishte nisur muaj më parë një hetim mbi trajtimin e fondeve nga FTX, si dhe lidhjet midis firmave të Bankman-Fried. FTX ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

Cilado të jetë arsyeja, pasoja do të jetë e tmerrshme. Më herët, ngjarjet e këqija në kripto kanë ndikuar stablecoin-et jo shumë të qëndrueshme, fondet mbrojtëse dhe platformat me kredi të rrezikshme. Këtë herë, me FTX është ndryshe. Bankman ishte fytyra e kriptos dhe ajo tani po nxihet. Masakra po shpërndahet edhe në pjesë të tjera të industrisë. Ka ulur me 21% vlerën e Bitcoin që nga 8 nëntori, 16.3 mijë dollarë.

Dhe kjo ka lënë institucionet e tjera në kaos. Coinbase, një bursë e madhe, ka dërguar mesazhe të furishme në shtyp. Megjithatë, çmimi i aksionit të saj ka rënë 1/5 e vlerës së tij ditët e fundit dhe është afër niveleve më të ulëta të të gjitha kohërave.

Në varësi të ashpërsisë së detajeve, kolapsi i FTX mund të jetë i mjaftueshëm për të ndryshuar përqafimin e kriptos nga institucionet, njerëzit e zakonshëm dhe qeveria. Investitorët institucionalë duke përfshirë Temasek, një fond pasurie në Singapor; SoftBank, një grup japonez investues teknologjik; dhe Teachers’ Pension Plan, një fond pensionesh kanadez, kishin zhytur të gjithë gishtat e tyre në kripto duke blerë aksione në FTX. Ligjvënësit tani do ta shikojnë industrinë me dyshim edhe më të thellë. Çfarëdo që çoi në shpërthimin spektakolar të FTX, historia është padyshim një tragjedi për industrinë. Për kundërshtarët e saj është një shfaqje komedi. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë