Para

I fundit i kriptove

Dy vite më parë, shumë pak njerëz mund të kishin dëgjuar për Samn Bankman Fried ose FTX, platformën e këmbimit të kriptomonedhave që ai lançoi në vitin 2019.

Të dyja fituan vëmendje më të madhe, kur mania e kriptove arriti në nivele të paimagjinueshme dhe më pas kur kripto ra përtokë.

Bankman-Fried (i njohur gjerësisht si SBF) ka qenë kohët e fundit në përpjekje për të shpëtuar firmat e kriptove. Për disa vëzhgues, roli i tij, ngjan me misionet e shpëtimit të organizuara nga John Pierpont Morgan dhe pasardhës të tjerë, bankierë të Amerikës në fillim të shekullit të 20-të. Krahasimi është çuditërisht i gjetur.

Goditja e fundit solli shkatërrim. Disa firma të famshme të kriptomonedhave, si Celsius, ranë. Disa kripto, si Terra, u zhdukën. Një fond i sigurimit të kriptove, Three Arrows Capital, dështoi.

Të ardhurat personale të SBF, kanë rënë, nga 26 mld para tre muajve, në 8 mld tani. Gjithësesi, kompanitë e tij, FTX dhe Alameda, dolën mbijetuesit e vetëm të këtij kaosi.

FTX kishte mbajtur numrin e punonjësve relativisht të ulët, SBF tha se shkëmbimet janë ende fitimprurëse. Filialet e tij amerikane dhe globale, grumbulluan secila nga 400 mln dollarë, pasi ruajtën “kohën e duhur” për financim.

Kjo i ka mundësuar SBF të ndihmojë të tjerët në nevojë. Në qershor Voyager Digital, një ndërmjetës, siguroi kredi me vlerë 485 milion dollarë nga Alameda. BlockFi, një tjetër tregtar, ka marrë një kredi nga pika amerikane e FTX.

Disa e krahasojnë situatën me panikun bankar të Amerikës, në 1907.Ekonomia ishte në recesion. Kompania më e madhe financiare, Knickerbocker Trust, u shemb. Atëherë, J.P. Morgan do të orkestronte një seri “shpëtimesh” private me financues të tjerë, duke ofruar depozita prej dhjetëra miliona dollarë në banka të ndryshme, me qëllim parandalimin e largimeve dhe falimenteve. Këto veprime zakonisht vlerësohen si parandalimi i një krize më të thellë dhe më të dëmshme, nuk ka qasje tjetër.

Pra, në pamje të parë, krahasimi është vlerësues për SBF. Por viti 1907 nuk ishte përpjekja e vetme e familjes Morgan për një shpëtim të madh. Kur ndodhi përplasja e Uall Street në vitin 1929, J.P. Morgan junior, ashtu si babai i tij, u përpoq të bashkonte një bandë plutokratësh për të frenuar valën. Disa bankierë dhe agjentë u zotuan të blinin 125 milionë dollarë aksione, ekuivalente me rreth 0.1% të PBB-së së Amerikës në atë kohë (që do të ishte rreth 27 miliardë dollarë sot). Plani dështoi keq. Blerjet ndoshta e shtynë kolapsin e bursës me disa ditë, por nuk ndaluan shpërthimin.

Historianët janë të ndarë se pse njëra ndërhyrje doli e suksesshme, por jo tjetra. Ndoshta paniku në vitin 1929 ishte i lartë vetëm për investimet private. Studime të tjera sugjerojnë se suksesi i vitit 1907 mund të jetë mbingarkuar dhe se ishte një veprim i Bankës së Francës për të qetësuar tregjet e brendshme që  zhvilluar në Amerikë dhe ndaluan kaosin. Debati sugjeron se identifikimi i rolit të SBF në shuarjen e kaosit sot mund të jetë po aq i vështirë. Rrugëtimi vazhdon, por ajo që mund të duket një sukses, mund të reflektojë në fakt diçka tjetër.

Një cinik mund të theksojë se SBFmund të arrijë marrëveshje me firmat e tjera të kriptos, jo sepse ai dëshiron të shpëtojë industrinë nga kolapsi, por sepse ai ka parë një mundësi për të rrëmbyer disa qindarka. Më 1 korrik, Zac Prince, shefi ekzekutiv i BlockFi, tha se krediti i firmës nga FTX ishte rritur në 400 milion dollarë dhe përfshinte një opsion për të blerë BlockFi deri në 240 milion dollarë. Kjo duket si një ujdi e fortë, krahasuar me vlerësimin prej 5 miliardë dollarësh që BlockFi thuhet se po kërkon.

Edhe nëse SBF nuk po përpiqet të kursejë kripton, historia mbetet e rëndësishme. Paniku bankar i vitit 1907 është një arsye e përafërt për krijimin e Bankës Federale dhe fillimet e taksimit progresiv të të ardhurave në Amerikë. Në vend që të përshëndetej si një hero, i moshuari Morgan u bë pika qendrore e shqetësimeve që fuqia ishte e përqendruar në duart e një numri të vogël financuesish.

Jo, gjithashtu, ekziston mundësia që kaosi të çojë në një mbikëqyrje më të rreptë, veçanërisht nëse paqëndrueshmëria në asetet digjitale infekton edhe tregjet e tjera, duke stimuluar rregullatorët. Përforcuesit mund të shohin një J.P. Morgan në Sam Bankman-Fried dhe FTX. Ata mund të pendohen që kanë nevojë për një të tillë. /The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë