Para

Nga 1 korriku tarifa më të ulta roaming në Ballkanin Perëndimor

Nga 1 korriku 2019 do të paguajmë çmime më të ulta të shërbimeve roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor deri sa çmimet e shërbimeve roaming të barazohen me çmimet e shërbimeve të telefonisë celulare të vendit ku bujt.

Kjo në bazë të marrëveshjes së miratuar për reduktimin e çmimit të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimit celular në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i marrëveshjes mes vendeve është bazuar në konceptin e barazisë dhe përfitimit reciprok duke ndjekur procesin për të arritur një nivel të lartë të mbrojtjes së konsumatorit, konkurrencës dhe transparencës në tregun e komunikimeve elektronike; duke marrë parasysh: që çmimet e shërbimeve roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten të larta.

Referuar marrëveshjes është rënë dakord që tarifat maksimale të shitjes me pakicë të shërbimeve roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të sillen në nivelin e çmimit sipas rregullit “si në vendin e tyre”, d.m.th. që i korrespondojnë rregullave të “mospagimit të tarifave shtesë të roaming-ut gjatë qëndrimit jashtë vendit”, të zbatueshme në Bashkimin Europian, jo më vonë se data 1 korrik 2021. Është rënë dakord gjithashtu të zbatohet një regjim kalimtar për shërbimet roaming, duke filluar nga data 1 korrik 2019.

Nga data 1 korrik 2019 deri më 30 qershor 2021, ofruesit e shërbimeve roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të aplikojnë një çmim shtesë përveç çmimit vendas të shitjes me pakicë për ofrimin e shërbimeve të rregulluara roaming me pakicë. Për thirrjet e rregulluara roaming nuk do të aplikohet tarifë për vendosjen/konfigurimin e thirrjes. Nëse tarifa për vendosjen e thirrjes aplikohet për tarifat vendase të shitjes me pakicë, kjo tarifë duhet të përjashtohet nga tarifat e shërbimeve të rregulluara roaming me pakicë.

Gjatë periudhës kalimtare , kur një ofrues i shërbimeve roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor aplikon një çmim shtesë për konsumimin e shërbimeve të rregulluara roaming me pakicë, ky i fundit duhet të përjashtojë TVSH-në) dhe çdo çmim shtesë i aplikuar për çdo shërbim roaming nuk duhet të kalojë përkatësisht 0,05 EURO për minutë, 0,02 EURO për SMS dhe 0,025 EURO për megabajt të përdorur. Nga data 1 korrik 2020, çdo çmim shtesë i aplikuar për shërbimet e rregulluara të të dhënave roaming në regjimin roaming nuk duhet të kalojë 0,015 EURO për megabyte të përdorur.

Kurse nga data 1 korrik 2021 e në vazhdim, ofruesit e shërbimeve roaming nuk do të aplikojnë ndonjë çmim shtesë për mesazhe SMS të rregulluara roaming të marra ose për mesazhe zanore roaming të marra. Kjo do të aplikohet pa cenuar tarifat e tjera të zbatueshme, të tilla si ato për dëgjimin e këtyre mesazheve zanore.
Rregullatorët do të shkëmbejnë në mënyrë të rregullt informacion mbi aktivitetet e ndërmarra, me qëllim zbatimin e Marrëveshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë