Njerez

Në shumë raste anëtarë të familjes, autorë të trafikimit njerëzor në Shqipëri

Raporti USSD TiP 2020, që raporton për vitin 2019, vë në dukje se joshqiptarët trafikohen në Shqipëri ndësra  shqiptarët trafikohen si brenda vendit ashtu edhe jashtë saj.

Në të njëjtin raport vërehet se “qeveria rriti përpjekjet për mbrojtjen e viktimave dhe së bashku me OJQ-të identifikuan 96 viktima të mundshme të trafikimit dhe shtatë viktima të njohura zyrtarisht (në raport me 93 viktima të mundshme dhe dy viktima të njohura zyrtarisht në 2018). Nga këta, 36 ishin të rritur dhe 67 ishin të mitur (28 të rritur dhe 67 të mitur në 2018); 80 ishin femra dhe 23 ishin meshkuj (60 femra dhe 35 meshkuj në 2018); gjashtë ishin viktima të huaja (një në 2018) dhe 65 ishin viktima të trafikimit seksual, 37 të punës së detyruar dhe një viktimë e martesës së detyruar për qëllime të shërbimit në familje.

Në vitin 2018, qeveria nuk dha detaje në lidhje me llojin e shfrytëzimit për të gjitha viktimat e njohura zyrtarisht dhe ato potenciale, por të paktën 36 ishin nënshtruar trafikimit seksual, 25 në punë të detyruar, 27 në lypje të detyruar dhe tre në martesë të detyruar.

Në raportin e tyre vjetor 2019, botuar në korrik 2020, organizata “Të ndryshëm dhe të barabartë” raportoi se ata ofruan ndihmë për 78 viktima/viktima të mundshme të trafikimit, plus për 25 fëmijë të tyre, në vitin 2019.

Në qershor 2019, Shqipëria dha një përgjigje në një pyetësor nga GRETA (Grupi i Ekspertëve për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Këshillit të Evropës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore nga Palët), ku bëhen publike statistikat e viktimave të trafikimit nga 2015 në 2018, duke treguar gjininë, moshën e atyre që janë shfrytëzuar përmes trafikimit, kombësia e tyre dhe vendi ku këta persona janë trafikuar.

Faktorët e riskut

Metodat e rekrutimit janë të ndryshme dhe gjithnjë në ndryshim. Faktorët e zakonshëm të rrezikut, si për meshkujt ashtu edhe për femrat viktima të trafikimit, janë varfëria, një nivel i ulët arsimimi, abuzimi në familje dhe paaftësitë dhe fizike dhe mendore. Fëmijët në shtëpitë e fëmijëve ose të cilët janë të pastrehë janë gjithashtu shumë të prekshëm nga fenomeni i trafikimit e për shkak të këtyre faktorëve, më të prekurit janë popullsia rome dhe egjiptiane.

Zonat rurale në veri të vendit ofrojnë më pak mundësi punësimi, duke i bërë njerëzit më të prekshëm ndaj trafikantëve. Sidoqoftë, si zona e jugut ashtu edhe ajo qendrore preken ngatrafikimi gjithashtu, ndërsa Tirana është një zonë kalimtare, si për trafikantët ashtu edhe viktima të mundshme të trafikimit.

Ata që mund të rekrutojnë janë në shumë raste vetë anëtarë të familjes apo të rrethit të të njohurve të viktimave.

Trafikimi i djemve dhe burrave të rinj

Të njëjtët faktorë rreziku që janë identifikuar për viktimat e trafikimit, pa marrë parasysh gjininë, zbatohen edhe për djemtë dhe të rinjtë.

Sipas një interviste të vitit 2019 me profesore Edlira Haxhiymeri të Universitetit të Tiranës, intervistë, e cila citohet në raportin “Asylos/ARC 2019”, në Shqipëri “Nuk ka asnjë studim në lidhje me profilet e djemve dhe djemve të rinj të trafikuar, ndërsa kemi bërë kërkime mbi profilet e vajzave dhe grave të reja të trafikuara në këtë vend.”

“Por faktorët e rrezikut: varfëria, arsimimi i ulët, vuajtja nga paaftësi fizike ose mendore, dhuna në familje dhe/ose abuzimit seksual brenda familjes ose një gjakmarrje para-ekzistuese, të qenit LGBT, të qenit rom ose egjiptian ose i pastrehë janë gjithashtu faktorë risku për djemtë e trafikuar.”

E njëjta gjë është pranuar edhe nga Caritas Albania.

I njëjti raport vuri në dukje sa vijon nga një intervistë me James Simmonds-Read, Menaxher i Shërbimit në Shoqërinë e Fëmijëve:

“Shumica e djemve shqiptarë me të cilët unë punoj kanë ardhur nga sfondi më i ulët ekonomik në Shqipëri. Ajo që shfaqet më së shpeshti dhe mjaft endemikisht tek djemtë dhe të rinjtë me të cilët unë punoj është dhuna në familje.”

“Djemtë shqiptarë me të cilët kam punuar përgjithësisht kanë përjetuar dhunë, si dhe kanë qenë dëshmitarë të dhunës ndaj vëllezërve dhe motrave dhe nënës së tyre.  Padyshim varfëria ka qenë një faktor. Unë kam punuar me një djalë shqiptar, i cili kishte aftësi të kufizuara të mesme deri në të rënda të të mësuarit dhe unë patjetër do të thosha se kjo është një arsye madhore për trafikimin e tyre. Gjithashtu ata janë shfrytëzuar në moshë shumë të re, për shkak se anëtarët e familjes nuk dëshironin të kujdeseshin për ta... Por unë do të thosha, se deri tani, gjëja më e zakonshme që kam parë është ndërlidhja midis varfërisë dhe dhunës në familje, që shkakton një prishje në njësinë e familjes, ku zakonisht ose babai largohet nga shtëpia ose nëna i shpëton mjedisit familjar me fëmijë. Por kam parë edhe disa shembuj, ku njerëzit dukej se kishin marrëdhënie mjaft të qëndrueshme me prindërit e tyre dhe ku ende shohim modelin klasik të të martuarit të fëmijëve që në shkollë, përmes të rinjve më të mëdhenj në moshë dhe të rriturve që u ofrojnë para dhe ndihmë.”

I njëjti raport vë në dukje se shumica e rasteve të djemve që bien pre e trafikimit vijnë nga familje në të cilat dhunohen fizikisht, psikologjikisht dhe madje në disa raste janë abuzuar seksualisht.

“Neglizhenca është një nga faktorët që ne shohim te djemtë.”

Një tjetër burim shprehet: “Personalisht, kam njohur djem që nuk kanë mbështetje familjare, një mbështetje të qëndrueshme familjare. Ata që kam takuar është dashur të kujdesen për veten e tyre, nënat dhe motrat e tyre në një moshë shumë të re, ose kanë qenë brenda dhe jashtë institucioneve të kujdesit rezidencial si jetimë biologjikë ose socialë.  Shumica e tyre vijnë nga jetimore dhe familje jofunksionale.”

Punime të nxënësve si mesazh për ti thënë ndal trafikimit

Origjina e trafikut

Raport i Universitetit të Bedfordshire/IOM theksohet se origjina e personave të trafikuar të identifikuar nga koordinatori Kombëtar AntiTrafik ishin kryesisht nga rrethe, si: Elbasani, Vlora, Tirana dhe Fieri. Numra të kufizuar të personave të trafikuar janë identifikuar nga zona e Beratit, Korçës, Durrësit, Dibrës dhe Shkodrës dhe një person nga rrethi i Gjirokastrës.

Ndërkohë në raportin e tyre vjetor, “Të ndryshëm dhe të Barabartë” raporton se kanë asistuar me ndihmën e tyre përgjatë 2019-ës:

16 persona në Tiranë; 3 persona në Kukës; 3 persona në Korçë; 2 persona në Elbasan; 2 persona në Dibër; 1 person në Berat; 1 person në Durrës; 1 person në Lezhë; 1 person në Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë