Mbretëria e Bashkuar do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, njoftoi të hënën kryeministri britanik Keir Starmer.
Ai tha se masa, që synon mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet në internet, vjen pas një ndalimi të ngjashëm të futur vitin e kaluar nga Australia, vendi i parë në botë që miratoi një masë të tillë.
“Shpresojmë të miratojmë rregulloren para Krishtlindjeve”, thotë kryeministri, duke shtuar se ndalimi do të hyjë në fuqi deri në pranverën e vitit 2027.
Snapchat, TikTok, YouTube, Instagram, Facebook dhe X janë ndër platformat e prekura, por jo WhatsApp dhe Signal, thotë qeveria.
Ky vendim konsiderohet si një nga masat më të forta të ndërmarra ndonjëherë në vend për mbrojtjen e fëmijëve në internet dhe pritet të hyjë në fuqi nga pranvera e vitit 2027.
Për zbatimin e ligjit, qeveria planifikon përdorimin e sistemeve të verifikimit të moshës, përfshirë identifikim digjital dhe teknologji të njohjes së fytyrës. Autoritetet paralajmërojnë se, edhe pse disa adoleshentë mund të gjejnë mënyra për ta anashkaluar ndalimin, ligji do të shërbejë si një standard i ri shoqëror për mbrojtjen e fëmijëve.
Ky vendim ka shkaktuar debat të gjerë: mbështetësit e konsiderojnë si hap të domosdoshëm për sigurinë e të rinjve, ndërsa kritikët paralajmërojnë se mund të jetë i vështirë për t’u zbatuar dhe mund të kufizojë lirinë digjitale të adoleshentëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje