Gazeta Si – Një 41-vjeçar është arrestuar në Durrës, i akuzuar për tentativë vrasje, për një ngjarje të ndodhur më 1 qershor 2023 në Shijak, ku ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta një tjetër person.
Sipas policisë, 41-vjeçari me iniciale E.H., akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ndërsa Gjykata e Durrësit ka lëshuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në Shijak, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin A. Ç”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje