Drejtësia

Veliaj mungon sërish në gjyq, seanca shtyhet më 7 korrik. GJKKO i pezullon afatet e paraburgimit

Gazeta Si – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj as në këtë seancë nuk ishte i pranishëm në gjyq, pasi refuzon të qëndrojë në kafazin e qelqtë, duke e cilëuar një vendim diskriminues.

Ai kishte dërguar një deklaratë, ku informonte trupin gjykues se në proces do të mbrohej nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

Por as ky i fundit nuk ishte paraqitur në seancë pasi kishte dorëzuar një raport mjekësor për 2 ditë dhe i kërkonte GJKKO-së që të shtynte seancën.

Në këto kushte, gjykata vendosi të shtyjë seancën më 7 korrik. Ndërsa, me kërkesë të prokurorit të SPAK Ols Dado, trupi gjykues vendosi të pezullojë afatet e paraburgimit për Veliajn.

“Ka pengesë për zhvillimin e procesit pasi mungon avokati i të pandehurit Veliaj. Gjykata duhet të shtyjë procesin dhe të pezullojë afatet e paraburgimit”, tha Dado.

Seancën e kaluar, Veliajt iu rrëzua kërkesa për transmetim live të seancës dhe daljen nga kafazi. Ndërsa seanca u shty pas kërkesës së avokatit të ri të Ajola Xoxës që të njihet me aktet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë