Vende dhe Udhetime

Në një udhëtim të papritur për në Shqipëri

Nga Fiona Dunlope - E çuditshme, e lashtë dhe e bukur, ka shumë për të zbuluar mes udhëkryqeve kulturore të një vendi që në vetvete është një aventurë e vërtetë.
Ishte një ujk? Ndërsa, makina jonë u përplas me një hark tjetër të ngushtë të thellë në fshatrat shqiptare, pamë një krijesë të çuditshme dhe të egër . Pa dyshim që ishte një i tillë. Kjo nuk ishte përvoja e vetme e papriture në vendin e mbretit Zog (mbretit të vetëm shqiptar, në vitet 1920 de 30), vendi i cili më pas nën ndikimin e diktatorit Enver Hoxha, u mbyll hermetikisht nga pjesa tjetër e Europës, deri në vitin 1990. Në kishim vendosur të nisnim udhëtimin tonë në Korfuz, për të shmangur kaosin dhe shpenzimet e tepërta të kryeqytetit, Tiranës.

Nga e gjithë ngushtica, duket silueta malore e Shqipërisë, kështu që kur motoskafi preku portin e Sarandës, ishte një “thirrje” se po arrinim në një vend tepër interesant. Kjo nisje për në “Rivierën Shqiptare” nuk ishte për ne, megjithatë, unë dhe partneri im, përshkruam jugun e Shqipërisë, në kërkim të bizhuterive bizantine, buzëqeshjes së kohës osmane, kështjella, xhami, kisha dhe restorante të cilat prodhojnë produkte të shijshme tradicionale.
“Shqipëria ka vetëm një rrugë që shkon deri në Kosove. Ju nuk duhet të humbisni!” tha një njeri që jepte makina me qera pranë portit.
Ky nuk ishte rasti në të vërtetë pasi një hartë do të na ndihmonte. Por, makinat me qera, parkimi i dyfishtë, vozitja e çrregullt dhe shenjat e paqarta rrugore u bënë pjesë e përvojës tonë. Mesa dukej makina e preferuar e shqiptarëve ishte Mercedesi, por momenti kur shkuam pas një njeriu të vjetër që ecte mbi gomar, këtë do e kujtojmë ndër vite.

Karakteristikat e këtij vendi edhe mund të ndryshojnë, por zakoni i shqiptarit që i përgjigjen me gjeste pyetjes “po” dhe “jo” nuk do të ndryshojë kurrë. Disa gjëra në këtë vend funksiononin ndryshe. Për shembull në mëngjes, në fillim konsuamuam një ëmbëlsirë, më pas domate me suxhuk dhe vezë. Destinacioni ynë i parë ishte vendi i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, Butrinti, në jug të Sarandës. I shpërndarë mbi një gadishull të egër dhe i rrethuar me pyje, përmes një vargu të shtigjeve të panumërta. Këtu gjejmë një shumëllojshmëri të pabesueshme të ndërtesave të lashta greke, romake, bizantine dhe veneciane, si dhe një muze.

Orët ikën si me magji, duke shijuar pamjen e detit, të ecjes dhe aromën e luleve. Jo shumë larg prej andej ndaluam për drekë në restorantin “Mussel House”. Në një tavolinë pranë një lagune të madhe të rrethuar nga malet, hëngrëm midhje, linguine, prodhime deti të pjekura në skarë dhe pimë disa gota vere, të gjitha për 22 paund.
Në një luginë të madhe të gjelbër, ndodhej bukuria karakteristike e rajonit, “Syri Blu”. Një burim nga një shkëmb karstik si një pishinë, që është në ngjyrë të kristaltë, në një rrjedhë hipotetike rrethore. Ishte si një mirazh, ose ndoshta një përrallë shqiptare, sepse së shpejti në dalluam aty afër një ujk, por jo vetëm atë, edhe kuaj të egër, tufa me dele dhe me dhi.

Gjirokastra ishte ndalesa jonë e ardhshme. Një qytet që është i njohur për kështjellën e saj dhe lagjen harmonikë osmane. Bukuritë përfshinin edhe shtëpinë e fisit Skëndulaj, ku na treguan rreth një anëtari të familjes së gjeneratës së 11-të. E konfiskuar nën sundimin komunist të Hoxhës, ajo i’u kthye pronarëve në vitin 1993. Njëkohësisht, megjithëse ishte tronditëse, ishte një labirint i tuneleve dhe zyrave nëntokësore dhe një reflektim i paranojës së regjimit të Hoxhës. Megjithatë, përsëri ne nuk mund të lëmë pa përmendur ushqimin dhe mirësinë e banorëve vendas.
Male të pjerrëta shkëmbore dhe ndërtesa të vogla të industrisë së lehtë na shoqëruan, deri në veri drejt autostradës kryesore që shkon përgjatë lumit Vjosa. Kishte rrënoja të lashta që ecnin njëherazi me ne, të cilat dalë ngadalë nga çuan në Bylis, një qytet ilir, rreth 2500 vjeç, i braktisur, para se të arrijë në Berat.
Ky është qyteti i një mijë dritareve, mahnitës (një tjetër vend i trashëgimisë botërore), që shtrihet përgjatë lumit Osum dhe është formuar nga dy kodra që qëndrojnë përballë njëra tjetrës, me tarraca të forta dhe me një kështjellë që kurorëzon pikën më të lartë, Mangalemin. Në brendësi të mureve, ka kisha mesjetare, dy xhamive të shkatërruara, shtëpive private dhe një muzeu të jashtëzakonshëm të artit bizantin, mbushte me lehtësi një vizitë në mëngjes, ndërsa hotelet dhe restorantet me tarifa të ulëta kanë siguruar pushim.

Ushqimi ishte në Berat. Një mbrëmje, ulur pranë një dritareje të restorantit me pamje poshtë nga lumi, po konsumonin këmbë bretkosash të skuqura dhe të mara nga ujërat e lumit aty poshtë. Një natë tjetër ne shkuam deri në kështjellë për të biseduar me Bashkimin, pronarin e restorantit simpatik “Antipatrea”. Dreka përfshinte byrek me spinaq dhe kos dhe qengj të pjekur, gjithsej 18 paund. Ndërsa pimë verë të kuqë, Bashkimi na tregoi për 17 vitet e punës në Firencë dhe se një e treta e popullësisë shqiptare jeton jashtë vendit. Gjuha italiane njihej gjerësisht, edhe pse anglishtja është gjuhë ndërkombëtarë, kështu që komunikimi rrallëherë është problem.
Berati ishte vendi ku kuptuam se krishtërimi, islami, bektashizmi dhe judiazimi kishin ekzistuar në mënyrë harmonike për shekuj me radhë në Shqipëri. Kjo tolerancë fetare ilustrohet në një xhami të sulltanit të shekullit të 15-të, ende në përdorim, një teqe, një muze të vogël hebre dhe më në fund një katedrale madhështore ortodokse, të gjitha brenda një distance shumë të vogël nga njëra-tjetra.

Nga atje, ne u kthyem në një bulevard të gjatë me kafene. Dielli perëndoi dhe qindra burra dhe gra po shëtisnin, duke ndaluar për një bisedë apo për kafe. Kjo ishte “një xhiro” si një kalim italian ose spanjoll, një shenjë se pavarësisht të kaluarës, Shqipëria është një vend shumë mesdhetar. /The Guardian/
*Fiona Dunlope, është një turiste dhe shkrimtare nga Andaluzia (Spanjë) e cila ka jetuar pjesën më të madhe të jetës së saj jashtë vendit, për të vizituar sa më shumë shtete dhe qytete. Ushqimi gjithnjë e më shumë bëhet fokusi i saj, pa harruar artin, arkitekturën dhe dizajnin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë