Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur këtë të martë heqjen e sekuestrove për disa nga pasuritë e personave nën hetim të dosjes “AKSHI”, duke ndryshuar pjesërisht vendimin e mëparshëm të GJKKO-së. Si rezultat, u rrëzuan disa kërkesa të SPAK për sekuestrimin e aseteve të kompanive të përfshira në hetim.
Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, mësohet se është liruar një pasuri (apartament) e biznesmenit të shpallur në kërkim, Ergys Agasi.
Ndërsa pjesa tjetër e pasurive të tij, si dhe asetet e Ermal Beqirit mbeten të bllokuara, por GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrot për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
GJKKO i ka hequr sekuestron e shumës prej 123,629,664 ALL në subjektin “F” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Gëzim Hoxha.
Gjithashtu, i është hequr sekuestroja 410,595,663 lekëve në subjektin “FASTECH shpk” dhe 94,423,883 lekëve në subjektin “FASTECH shpk”, në pronësi të biznesmenit Andis Papa.
Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda afatit ligjor prej 45 ditësh.
SPAK sekuestroi mbi 40 milionë euro nga grupi i SPAK më 21 prill të këtij viti. Edhe ish-drejtueses së institucionit Mirlinda Karçanajt iu bllokuan prona e llogari bankare.
Anëtarët e AKSHI-t, akuzohen nga SPAK për një sërë veprash penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme me dhunë, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera publike, korrupsionin pasiv të funksionarëve publikë, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, si dhe pastrim parash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje