Mjedis

Ndotja e madhe nga autobusët në Tiranë

Raporti i fundit nga organizata Co-plan (Instituti për Zhvillimin e Habitatit, një̈ organizatë jo fitimprurës̈se që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale), për sa i përket ndotjes së ajrit tregon se një ndër shakatarët kryesorë të ndotjes në qytetin e Tiranës është transporti publik.

Rodion Gjoka, Drejtor në Njësinë e Mjedisit dhe Energjisë në organizatë, tregon se raporti ka nisur nga projekti “Mushkëri të gjelbra”. Gjoka tregon se që prej janarit të vitit 2018 me anë të këtij projekti i cili do të zgjasë 3 vjet në parashikimet e ekspertëve, është bërë monitorimi i cilësisë së ajrit, zhurmat, gjelbërimi urban dhe shumë faktorë të tjerë mjedisor.

Rodion Gjoka, Drejtor në Njësinë e Mjedisit dhe Energjisë në Co-Plan

“Kjo është zona ekskluzive që është monitoruar në fillim gjatë muajve të parë të projektit. Për çdo zonë kemi bërë censusin sa pemë ndodhen në atë zonë duke i dhënë edhe një ngjyrim se cilat zona janë më të gjelbra në Tiranë, për të ndaluar më pas edhe tek hapësirat e gjelbra, për të parë problemin që ka Tirana me betonizimin e qytetit. Një qytet i betonizuar vetëm e emeton ndotjen nuk përthith dhe në kushtet kur përballesh me vente klimatike siç janë reshjet e dendura, valët e të nxehtit,” shpjegon Gjoka.

Eksperti shpjegon se arsyeja pse nisën fillimisht me monitorimin e transportit publik ishte se ky sektor ishte një ndër burimet kryesore për ndotjen e qytetit. Ai shpjegoi se në bashkëpunim me kolegë nga Bashkia Tiranë është bërë e mundur të merren të dhëna për autobusët që kemi  në qytet, duke marrë parasysh të dhënat specifike për markën që ato kanë, lloji i motorit, klasifikimi euro përkatës, viti i prodhimit, disa detaje që japin mjaftueshëm informacion për të bërë përllogaritjen e ndotjes që ato çlirojnë.

“Në këtë  kontekst u bë ky studim me një metodologji të mirë përcaktuar sa i përket procesit kimik që çlirohet, por nuk është marrë  parasysh faktori “amortizim” që do të thotë, i kam trajtuar të gjithë autobusët sikur janë me kilometër zero dhe sapo të prodhuar nga fabrika, përpos vitit të prodhimit. Pra mund të jetë vit prodhimi 2008 dhe mund të jetë standardi Euro 4 dhe nuk e kam futur në konsideratë faktorin e amortizimit. Pa  marrë parasysh këtë, ka dalë që rreth 22.000 kilo ton ndotje në vit shkaktohen në Tiranë vetëm nga transporti urban,” shprehet eksperti.

Gjoka i tha Gazetës “Si” se mjetet janë shumë të amortizuar, pavarësisht se ka linja që mirëmbajnë autobusët, por i nuk përjashton faktin se ka edhe linja të tjerat që nuk dihet si marrin koalidimin për shkak amortizimit të madh dhe si rrjellojë edhe emetimet të gazeve që shkaktojnë në ajër.

Matja monoksidit të karbonit

“Në në kuadër të projektit kemi pajisje që bëjmë monitorime të përqendrimit të gazrave në një pikë të caktuar dhe po të shohësh në hartë  të gjitha pikat e bardha janë stacione që janë kryer monitorime. Vetëm për Tiranën kemi matur rreth 400 stacione dhe i jemi qasur edhe  stacioneve të autobusëve për monitorime dhe kemi parë shkarkimet që ka nga momenti i ndalimit, në momentin e nisjes për një Është fakt që nuk mas dot sasinë  që ai emeton në ato moment, por mas përqendrimin e ndotjes në ajër që është relativisht e lartë dhe pjesa më e madhe e stacioneve të Tiranës ka rezultuar mbi standardin e lejuar për normat që ka ajri, sidomos për dyoksid karboni dhe dyoksid azoti. Këto dy komponentë që janë shumë sensitivë paraqiten mbi standardin,” shprehet eksperti për Gazetën “Si”.

Sipas tij, nëse do të përllogaritej edhe faktori amortizim, atëherë do të kemi një vlerë 45-50 për qind më të lartë nga ajo që është llogaritur fillimisht, duke theksuar faktin se këta autobusë nuk  janë të përshtatshëm për të operuar në një qytet ku ka intensitet të lartë banorësh.  Ndër të tjera, Gjoka shpjegon se ka linja në Tiranë që  janë vit prodhim 2014-2015 por janë Euro 3, që do të thotë që nuk janë prodhim që ruan standardet europiane të emetimi, por është prodhim aziatik që kanë standarde emetimi të atij kontinenti.

Duke u ndalur edhe tek autoritetet shtetërore që monitorojnë ajrin, eksperti shpjegon se kjo është detyrë e Agjencisë Kombëtarë të Mjedisit dhe Instituti të Shëndetit Publik.

Matja e dyoksidit të karbonit

“Nga 2016-2017 nuk ka një informacion për sa i përket cilësisë së ajrit, sepse në momentin që mbaroi një projekt për fuqizimin e laboratorit të kapaciteteve që kishte AKM nga BE, nuk u bë rinovimi i mjeteve, nuk u bë procesi i akreditimit që ato të marrin një status ligjor që janë të akredituar për të kryer këto matje dhe në këtë kontekst nuk u parashikua buxhet në vitet e ardhshme. Gjithashtu e njëjta gjë edhe nga ISHP. Mjafton vetëm planifikimi në buxhet. Të ulën institucionet përkatëse të planifikojnë buxhetin e vitit 2021. As ISHP dhe as AKM momentalisht nuk kanë kapacitet të kryejnë monitorime,” thekson eksperti, gjë e cila është konfirmuar edhe në raportin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, të siguruar nga Gazeta “Si”.   

 Çfarë sugjerojnë eksperti?

Gjoka shprehet se duhen parë mënyra të reja alternative që i japin qytetarëve mundësi të zgjedhin mjete të tjera përpos autobusëve dhe mjeteve private. Sipas tij autobusët që kemi në dispozicion, mund t’i rinovojmë potencialisht me autobusë elektrikë dhe hibride, ose të rinovohen për sa i përket vitit të prodhimit dhe standardeve europiane. Një tjetër propozim i mundshëm nga ekspertët është një sistem tram-metro që sipas tyre do të mbyll tre akse kryesore, si kombinat-kinostudio, unaza dhe aksi nga ish stacioni i trenit deri në mbikalimin e Rinasit. Eksperti i thotë gazetës “Si” se këto fasha ekomomike çdo ditë mbartin rreth 80 mijë automjete private, që shkaktojnë trafik dhe ndotje të konsiderueshme, duke nxitur më tej sëmundjet respiratore që kanë tendencë rritje në vendin tonë.  

Matja e dyoksidit të azotit

“Duhet të kemi sipërfaqe të gjelbra sa më shumë, në mënyrë që ato sasi ndotjesh që përmendëm, të përthithen nga gjelbërimi. Në studimin për transportin publik citohet që duhen rreth 200.000 pemë të tipit rrap me moshë +75 vjeç që mund të absorbojmë këtë sasi ndotëse. Por kjo është disi utopike sepse nëse më duhet kjo sasi vetëm për 305 autobusë, do të duheshin më shumë për automjetet e tjera dhe për ndërtimet. Praktikisht do të duhet ta kthenim në pyll Tiranën, por duhen marrë vendime se qyteti po kthehet në një vend jo miqësor për të jetuar,” shton eksperti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë