Mund të rendisim një sërë problemesh e shqetësimesh, por një ‘vrasës i heshtur” duket se endet akoma në ajër duke kërcënuar jetën e shqiptarëve. Pikërisht kështu cilësohet ajri i ndotur, sepse çdo grimcë ajër që thithim, çdo pikë ujë që pimë e çdo ushqim që konsumojmë preket nga ndotja.
Në raportin e fundit mbi cilësinë e ajrit në Evropë, Agjencia Evropiane e Mjedisit thotë se Shqipëria është shumë larg përmbushjes së kërkesave të BE-së për ndotjen. Sipas agjencisë, Shqipëria ka kaluar vijën e kuqe së bashku me vende si Kroacia, Polonia, Serbia dhe Bullgaria.
“Grimcat e pluhurit në Shqipëri, shkaktojnë rreth 1400 vdekje të parakohshme në vit. Një tjetër shkaktar është dioksidi i azotit, i cili është një produkt i drejtpërdrejtë i gazrave të emetuara nga automjetet. Është vlerësuar se kjo substancë shkakton 130 vdekje të parakohshme në vit në Shqipëri,” shkruan gazeta “Ibna”
Sipas agjencisë, Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara ndaj ndotjes në Evropë.
Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kosto për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.
Shifra alarmante është bërë publike nga specialistët e mjedisit dhe shëndetit publik të cilët deklarojnë se ndotja e ajrit në vendin tonë është në nivele tepër të larta. Ata tregojnë kohës se gjatë gjithë ndotja e ajrit nuk është përgjegjëse vetëm për vdekjen e 2100 personave, por edhe shkaktare për shumë sëmundje të tjera respiratore, kancerit të mushkërive apo probleme të zemrës. Javën e kaluar kryetari i Organizatës Botërorë të Shëndetësisë shprehu rrezikun që i kanoset të gjithë vendit.
Ai tha se në të gjithë botën ajri po vret rreth shtatë milionë njerëz në vit dhe dëmton shumë të tjerë. Mbi 90 për qind e popullsisë në botë vuan nga ajri i ndotur dhe hulumtimet çdo herë e më shumë zbulojnë se kjo është shkaktar kryesor i shumë sëmundjeve që prekin njerëzit, veçanërisht fëmijët. Ai tha se, bota është kthyer si një markë e re duhani. Trajtimi i ndotjes së ajrit duke mbyllur termocentralet ndotës dhe duke u zhvendosur në transport më të pastër, si çiklizmi apo makinat elektrike ka një përfitim. Të gjitha këto metoda duhet të adaptohen sa më shpejt nga vendi ynë. /Ibna/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.